Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rrëshqiti në një lokal në Shkodër dhe pësoi dëmtime në kokë, 25-vjeçari niset me URGJENCË drejt spitalit të Traumës (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Rrëshqiti në një lokal në Shkodër dhe pësoi
Spitali Universitar i Traumes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth mesditës së kësaj të premteje në qytetin e Shkodrës. Ku mësohet se një 25-vjeçar i identifikuar si Marjan Lleshi është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake i riu ka rrëshqitur aksidentalisht një një lokal të qytetit, duke pësuar dëmtime në kokë. Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësorë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ai është dërguar te Spitali i Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk ka informacion lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:00, shtetasi M. Ll., 25 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur në një lokal në qytetin e Shkodrës dhe për pasojë është dëmtuar në kokë. Pas ndihmës së parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, ai u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese