Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia e Tiranës “me dorë të hekurt” gjatë 72 orëve, 7 të arrestuar, 22 mjete të bllokuara dhe mbi 6800 masa administrative

Shkruar nga Newsbomb
Policia e Tiranës “me dorë të hekurt” gjatë 72
 

Policia e Tiranës ka vijuar monitorimin dhe kontrollet gjatë 72 orëve të fundit, të përqendruara kryesisht në akset rrugore me frekuentim të lartë.

Sipas njoftimit të policisë, si rezultat i kontrolleve janë arrestuar 7 drejtues mjetesh për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, janë bllokuar 22 mjete dhe janë tërhequr 20 leje qarkullimi.

Gjatë kontrolleve në rrugën “Urani Pano”, është proceduar penalisht edhe një drejtues mjeti, i cili u konstatua duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit, në masën 0.17 mg/l dhe për të shmangur masën administrative, i ka ofruar punonjësit të policisë, 2000 lekë. 

Në kuadër të kontrolleve, shërbimet e policisë ka vendosur gjithashtu 6819 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Policia Rrugore vijon monitorimin 24/7, të qarkullimit të mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. 

Monitorimi dhe kontrollet gjatë 72 orëve të fundit janë përqendruar në akset rrugore me frekuentim të lartë. 

Si rezultat, janë arrestuar 7 drejtues mjetesh për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, janë bllokuar 22 mjete dhe janë tërhequr 20 leje qarkullimi. 

U procedua dhe 1 drejtues mjeti, i cili u konstatua gjatë kontrolleve në rrugën “Urani Pano”, duke drejtuar mjetin, në efektin e alkoolit, në masën 0.17 mg/l, dhe për të shmangur masën administrative, i ka ofruar punonjësit të Policisë, 2000 lekë. 

Gjithashtu, në kuadër të kontrolleve, janë vendosur në total 6819 masa administrative, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, si më poshtë:  

* 5062 për qëndrim të gabuar;  

* 641 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent;    

* 193 për mosvendosje të rripit të sigurimit;   

* 166 për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 

* 164 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;  

* 74 për parakalime të gabuara; 

* 59 për tejkalim të shpejtësisë; 

* 10 për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;

* 289 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore, si dhe masa të tjera për shkelje të rregullave të qarkullimit. 

Policia Rrugore e Tiranës apelon për kujdes të shtuar gjatë fundjavës, respektim të kufijve të shpejtësisë dhe sinjalistikës, përdorim të rripit dhe kaskës mbrojtëse, si dhe mosdrejtim të automjetit në efektin e alkoolit.

Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë së të gjithë përdoruesve të rrugës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese