Gjykata e Tiranës lë në burg Eno Agasin, dosja kalon për kompetencë në SPAK
Gjykata e Tiranës vendos vijimin e masës “arrest në burg” për Eno Agasin dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar...
Gjykata e Tiranës vendos vijimin e masës “arrest në burg” për Eno Agasin dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar...
Turqia ka miratuar një marrëveshje bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes me Brazilin, sipas një vendimi presidencial të bo...
Një 25-vjeçar është dëmtuar në kokë, pas një incidenti të ndodhur mesditën e kësaj të premteje n...
Komiteti për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor apo Poshtërues (CPT) i Këshillit të Euro...
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë thirrje për unitet dhe vijim të p&eum...
Rusia po përgatitet për një luftë më të gjerë kundër vendeve që mbështesin Ukrainën, madje edhe duke ni...
Qindra qytetarë janë mbledhur këte të premte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në zonën e Centocelle, në...
Sa herë që Edi Rama është në vështirësi politike, siç i ka ndodhur aktualisht me protestën mbi 100-ditore dhe s...
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të cilët kërkohen nga drejtësia në vendin tonë pasi akuzohen për vepra t&eu...

Dinamo synon të vijojë serinë e rezultateve pozitive në Abissnet Superiore, teksa këtë javë përballet me Laçin në “Elbasan Arena”, në kuadër të javës së pestë të kampionatit.
Blutë vijnë në këtë sfidë pas tri fitoreve radhazi dhe me moral të lartë, ndërsa objektivi i skuadrës së Ilir Dajës është ta mbyllë këtë fazë të kampionatit përpara pauzës me një tjetër rezultat pozitiv.
Përballë do të jetë Laçi, i cili gjithashtu po kalon një moment të mirë dhe ka grumbulluar shtatë pikë.
Në prag të sfidës, Daja e ka vlerësuar kundërshtarin dhe ka paralajmëruar një përballje të fortë, ku Dinamo do të kërkojë të imponojë lojën e saj.
“Përpara kemi një ndeshje që do të jetë e bukur dhe shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, të cilat vijnë nga një moment pozitiv. Ne kërkojmë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, duke qenë se vijmë pas tri fitoreve radhazi, ashtu si edhe Laçi, që nuk është mbrapa, duke parë se ka grumbulluar shtatë pikë”, u shpreh trajneri.
Daja theksoi se skuadra e tij duhet të jetë veçanërisht e kujdesshme në momentet kur Laçi kalon në tranzicion.
“Do të jetë një ndeshje e luftuar në maksimum. Ne do të kërkojmë të imponojmë lojën tonë, por duhet të kemi gjithashtu kujdes me ekuilibrat në prapavijë, sepse Laçi është një skuadër që del mirë në tranzicion”, deklaroi ai.
Trajneri foli edhe për situatën e grupit, duke bërë të ditur se gjatë kësaj jave skuadra nuk ka qenë e plotë për shkak të disa dëmtimeve dhe shqetësimeve muskulore.
“Këtë javë kemi pasur një proces stërvitor gjatë të cilit nuk e kemi pasur të gjithë grupin në dispozicion, për shkak të disa dëmtimeve dhe shqetësimeve muskulore. Megjithatë, besoj se me kontingjentin tashmë të zgjeruar që kemi në dispozicion do të jemi të kompletuar”, tha Daja.
Sipas tij, zgjerimi i grupit i jep stafit teknik më shumë alternativa për menaxhimin e gjendjes fizike të futbollistëve dhe për të bërë rotacionin e nevojshëm.
“Një grup më i zgjeruar na jep mundësinë që t’i rikuperojmë siç duhet lojtarët që nuk do të jenë të pranishëm, ashtu siç na krijon mundësinë të bëjmë edhe rotacion për ndonjë lojtar që nuk ka qenë në gjendjen më të mirë fizike.”
Daja shtoi se Dinamo ka pasur kohën e nevojshme për përgatitjen e sfidës dhe se skuadra do të kërkojë maksimalisht tri pikët.
“Kemi pasur të gjithë kohën e nevojshme në dispozicion për ta përgatitur ndeshjen dhe besoj se nesër do ta vlerësojmë siç duhet Laçin, në mënyrë që të vazhdojmë me rezultatet pozitive.”
Në fund, trajneri i Dinamos iu drejtua edhe tifozëve, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tyre nga shkallët e stadiumit.
“Prania e tifozëve i jep tjetër bukuri ndeshjes dhe ne kemi gjithmonë nevojë për ta. Besoj se, me këtë start të kampionatit, tifozët tanë do të jenë të pranishëm për të na mbështetur”, u shpreh Daja.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit e Dinamos përpara pauzës trejavore të kampionatit, e cila vjen për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare. Blutë synojnë ta mbyllin këtë periudhë me një tjetër fitore dhe të ruajnë ecurinë pozitive të javëve të fundit.
Duke ndjekur gjithmonë nga afër lajmet e ekipit kombëtar francez, me të cilin mban një lidhje të veçantë, Paul Pogba...
Në Spanjë, ndryshimet janë me “pikatore”, me trajnerin De la Fuente që i beson të njëjtit grup që në 4 vit...
Roma dhe Interi përballen në një duel që premton spektakël, mes dy skuadrave që kanë nisur sezonin me pikë t&eum...
Thomas Tuchel ka bërë publike listën e Anglisë për ndeshjet e ardhshme në UEFA Nations League, në grumbullimin e tij të...
Kosova nuk po kalon aspak një moment të qetë. Sikur të mos mjaftonin trazirat politike të shkaktuara nga vendimi i Gjykatës Spec...
Vinicius Junior pritet të jetë sërish në formacionin titullar të Real Madridit për derbin e së dielës ndaj Atletico Ma...
Aidon Shehu ka ndryshuar ekip në Greqi, teksa Panathinaikos ka vendosur ta huazojë te Pyrgos, skuadër që militon në Superligën 2...
Njihuni me përfundimet dhe renditjen e Europa League, pas ndeshjeve të para: Omonia-Celta 1-0 (88′ Balkovec) Ararat Armenia-Slavia Praga 1-4...
Juventusi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Ligën e Evropës, duke shënuar fi...
Futbolli shqiptar është përfshirë nga zia këtë të enjte pas ndarjes nga jeta të Esat Bushatit, një prej emrave t&eu...