Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti drejtohej nga një shtetas maqedonas, i cili po udhëtonte në drejtim të Rrogozhinës. Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit pasi e ka zënë gjumi gjatë drejtimit.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar një grua dhe fëmija i saj, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
