Ceremonia në Presidencë, Ervin Demo betohet si ministër i Punëve të Brendshme

18 Shtator 2026 | 14:00

Ervin Demo është betuar këtë të premte si ministër i Punëve të Brendshme, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Presidencë.

Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar, ndërsa më pas u lexua dekreti i Presidentit për emërimin e Demos në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 “Me propozim të Kryeministrit, dekretoj: Z. Ervin Demo emërohet ministër i Punëve të Brendshme. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dekretin presidencial.

Pas leximit të formulës së betimit, me dorën mbi Kushtetutë, Ervin Demo u betua përpara Presidentit dhe më pas nënshkroi aktin e betimit.

Me përfundimin e ceremonisë, Demo nis zyrtarisht detyrën në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas dekretimit të tij nga Presidenti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pagat e magjistratëve, Rama fton drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në tryezë pune

Kryeministri Edi Rama ka ftuar drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në një tryezë të përbashkët pune për të diskutuar mbi sistemin e pagave të magjistratëve....
11:47 | 18/09/2026

Begaj dekretoi pagat e reja të magjistratëve, Bardhi: Çështja nuk lidhet vetëm me pagat, prek rolin e Kushtetueses

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi pagat e reja të magjistratëve. Bardhi e ka kritikuar...
11:46 | 18/09/2026

Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë, detaje nga diskutimet (VIDEO)

Ka përfunduar mbledhja e kësaj të premte e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë në “Vilën e kuqe” në Sauk. Takimi nisi në...
11:42 | 18/09/2026