18 Shtator 2026, 13:50
Nga E.d
Ergys Agasi
TIRANA- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eno Agsin kushëririn e Ergys Agasit, i cili dyshohet se largoi 950 mijë € verë nga vila e Ergys Agasit. Ndaj tij gjykata ka vendosur e masës e sigurisë, “arrest në burg”, ndërsa ka pranuar edhe kërkesën e prokurorit Bledar Valikaj për t’ja kaluar dosjen SPAK. Bëhet me dije se gjatë seancës gjyqësore, Eno Agasi ka zgjedhur mos të flasë, ndërsa avokatët e tij mbrojtës kundërshtuan kalimin e çështjes në SPAK.
Ndaj Agasit janë ngritur dy vepra penale “Vjedhje” dhe “Pengim i zbulimit të së vërtetës”. Ai ishte shpallur në kërkim për heqjen e koleksionit të verës qindra mijëra euro. Ato ishin sekuestrar nga SPAK, në kuadër të hetimeve dhe kontrolleve për dosjen e AKSHI-t.
Si u arrestua Ergys Agasi?
I shumëkërkuari nga SPAK për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi, u arrestua nga policia në zonën e Plepave në Durrës, pasi u lokalizua fillimisht në Elbasan. Bashkë me të u prangos edhe ish-efektivi i policisë, Uljan Shpataraku. Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn, i arrestuar pak javë më parë në Francë, krijoi një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve publikë përmes korrupsionit, dhunës dhe pengmarrjes.
Në kuadër të kësaj dosje, ish-drejtoreshës së AKSHI-t i është lehtësuar masa e sigurisë në "detyrim paraqitje". Pas arrestimit të Agasit dhe ish-efektivit Uljan Shpataraku në Plepa të Durrësit, policia ushtroi kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në banesën e Shpatarakut te “Liqeni i Thatë” për të sekuestruar prova elektronike e dokumente lidhur me dosjen e AKSHI-t./Dosja.al
eno agasi ergys agasi spak
Aktualitet
18 Shtator 2026, 13:43
E.d
Pamje
LIBRAZHD- Një aksident rrugor ka nodhur pak minuta më parë në aksin Elbasan-Librazhd, në zonën e Labinot Fushës, k...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 13:18
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 25-vjeçar është dërguar ...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 13:09
E.d
Jakup Krasniqi
PRISHTINA- Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi i është bashkuar protestës së mbajtur sot në sheshin në...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 13:02
E.d
Klestor Veseli
PRISHTINA- Djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli po merr pjesë në protestën e cila po zhvillohet në...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 12:42
E.d
Bledar Bakaj
TIRANA- Ish-bashkëshortja e Bledar Bakajt, dajës së Zegjine Çaushit, i akuzuar se ka abuzuar me ish bashkëjetu...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 12:28
E.d
DURRËS- Skandali me rastit e postës së Durrësit, i cili u zbulua pak kohë më parë vijojn të ndiqet nga skandale të...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 12:16
E.d
Foto ilustruse
FIER- Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Fierit, në hyrjen...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 11:54
I.A
DEA
ARGJENTINË- Përfaqësues të Administratës Amerikane për Kontrollin e Drogave (DEA) janë takuar në...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 11:44
E.d
Foto ilustruse
PRISHTINA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë për prote...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 11:35
E.d
Pamje
PRISHTINA- Protesta e paralajmëruar në Prishtinë është shoqëruar me tensione dhe përplasje, pasi policia ka kë...