web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrugorja e Tiranës “kërcet” gjobat/ Rreth 7 mijë ndëshkime, arrestohen 7 shoferë

18 Shtator 2026, 13:51, Kronika CNA

Rrugorja e Tiranës “kërcet” gjobat/ Rreth 7 mijë

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar masivisht drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. 

Si rezultat, gjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar 7 drejtues mjetesh për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, janë bllokuar 22 mjete dhe janë tërhequr 20 leje qarkullimi. 

U procedua edhe 1 drejtues mjeti, i cili u konstatua gjatë kontrolleve në rrugën “Urani Pano”, duke drejtuar mjetin në efektin e alkoolit, në masën 0.17 mg/l, dhe për të shmangur masën administrative, i ka ofruar punonjësit të Policisë, 2000 lekë. 

Gjithashtu, në kuadër të kontrolleve, janë vendosur në total 6819 masa administrative, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, si më poshtë:  

5062 për qëndrim të gabuar; 641 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent; 193 për mosvendosje të rripit të sigurimit; 166 për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 164 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 74 për parakalime të gabuara; 59 për tejkalim të shpejtësisë; 10 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit; 289 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore, si dhe masa të tjera për shkelje të rregullave të qarkullimit./CNA





Lajmet e fundit nga