Spostoi Shqipërinë dhe zgjodhi SHBA-në, fjalët e para të Adri Mehmetit

Adri Mehmeti ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke marrë ftesën për t’iu bashkuar ekipit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mesfushori 17-vjeçar me origjinë nga Saranda kishte qenë prej kohësh në vëmendjen e stafit të Kombëtares shqiptare, por në fund zgjedhja e tij ka qenë për SHBA-në.
Mehmeti nuk e ka fshehur emocionin për këtë moment, duke treguar se ëndrra për të përfaqësuar Amerikën kishte nisur që në fëmijëri.
“Kur shikoja Botërorin, veçanërisht ekipin e SHBA-së, ndieja një emocion të veçantë. Sa herë shënonin gol, ndihesha i lumtur dhe mendoja se një ditë do të doja të isha edhe unë aty”, u shpreh 17-vjeçari.
Ftesa për ekipin e parë, sipas Mehmetit, është realizimi i një ëndrre të hershme.
“Është diçka që e kam ëndërruar që kur isha fëmijë dhe i shihja duke luajtur. Jam vërtet i entuziazmuar”, deklaroi talenti me origjinë shqiptare.
Shqipëria e kishte ndjekur prej kohësh situatën e tij, ndërsa familja e futbollistit kishte kërkuar kohë përpara se të merrte një vendim.
Tashmë, Mehmeti ka bërë zgjedhjen e tij dhe do të provojë të shkruajë historinë me fanellën e SHBA-së.




