Gjykata e Tiranës lë në burg Eno Agasin

18 Shtator 2026 | 14:10

Gjykata e Tiranës këtë të premte ka vendosur vijimin e masës “arrest në burg” për Eno Agasin dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar Valikaj për t’ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme për kompetencë.

Eno Agasi nuk ka folur në seancë, ndërsa avokatët e tij kundërshtuan kalimin e çështjes në SPAK. Megjithatë kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjyqtari Dritan Hallunaj.

Ndaj Agasit janë ngritur dy vepra penale “Vjedhje” dhe “Pengim i zbulimit të së vërtetës”. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për heqjen e koleksionit të verës qindra mijëra euro që ishte sekuestruar nga SPAK, në kuadër të hetimeve dhe kontrolleve për dosjen e AKSHI-t.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy automjete

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në aksin Elbasan-Librazhd, në zonën e Labinot Fushës. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar...
14:08 | 18/09/2026

7 të arrestuar dhe mbi 6800 gjoba në 72 orë, Policia Rrugore e Tiranës shton kontrollet

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet 24 orë në 7 ditë në akset rrugore me frekuentim të lartë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe...
13:35 | 18/09/2026

Po kujdesej për bimët narkotike në mes të pyllit, arrestohet 37 vjeçari në Mirditë

Policia e Mirditës ka kryer disa kontrolle me dronë në zona të thella malore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Si...
13:23 | 18/09/2026