
Administrata Doganore Shqiptare ka përcaktuar rregulla të reja për procedurën e vlerësimit të automjeteve gjatë zhdoganimit, me një ndryshim të rëndësishëm që lidhet me mënyrën se si do të përcaktohet vlera e makinave të përdorura.
Një nga ndryshimet kryesore të manualit është përfshirja e kilometrave të përshkuara nga automjeti deri në momentin e zhdoganimit. Pra, përveç të dhënave teknike që janë marrë në konsideratë edhe më parë, në vlerësimin e makinës do të merret parasysh edhe kilometrazhi. Manuali i ri do të zbatohet vetëm për automjetet e prodhuara brenda 10 viteve të fundit.
Në praktikë, ndryshimi synon që në rastet kur nuk ka mundësi të përdoren metodat e tjera të vlerësimit, detyrimet doganore të përcaktohen duke marrë parasysh më shumë karakteristika të automjetit. Për makina të së njëjtës kategori dhe me të njëjtën markë, vit prodhimi, cilindratë dhe lloj karburanti, vlera mund të diferencohet edhe në bazë të kilometrave të përshkuara. Versus.al

