• Kontakt
Friday, September 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro arrin minimum të ri historik pranë 91.5 lekëve

14:25 : 18/09/2026
në AKTUALITET, EKONOMI

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e mbylli edhe këtë javë në rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 91.54 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë me 5.5% që prej fillimit të vitit dhe me afërsisht në të njëjtën masë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia e Euros po vazhdon e pandërprerë edhe gjatë muajit shtator. Një rënie e tillë nuk është e zakonshme në tendencat historike të kësaj periudhe. Në përgjithësi, pas gjysmës së dytë të gushtit dhe gjatë shtatorit kursi i Euros ka shënuar një tendencë stabilizimi, pas pikut të zhvlerësimit sezonal.

Këtë vit, rënia po vazhdon e pandërprerë edhe gjatë muajit shtator. Agjentët e tregut mendojnë se kjo rënie mund të shpjegohet pjesërisht me zgjatjen e sezonit turistik dhe një fluksi më të madh pushuesish nga jashtë edhe për muajin shtator.

Megjithatë, zhvlerësimi i vazhdueshëm e Euros duket se nuk mund të shpjegohet më vetëm me faktorin sezonal, por me presione më të qëndrueshme mbi kursin e monedhës europiane.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 17 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 16 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Në përgjithësi, turizmi është më i shpërndarë gjatë vitit dhe mund të perceptohet një rritje e numrit të vizitorëve të huaj edhe për turizëm të llojeve të tjera, si për shembull ai mjekësor.

Ndërkohë, një ndikim të lartë vlerësohet të kenë edhe investimet nga jashtë në pasuri të paluajtshme, sektor që po dominon prej disa vitesh investimet e huaja direkte.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë një përmirësim të ndjeshëm të Bilancit të Pagesave, të paktën deri në mesin e këtij viti. Për 6-mujorin 2026, deficiti i llogarisë korrente pësoi rënie, me një vlerë totale prej 361 milionë eurosh ose 40.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deficiti i llogarisë korrente për 6-mujorin ka shënuar njëkohësisht nivelin më të ulët që prej vitit 2018. Ulja e deficitit ka ardhur kryesisht nga rritja e eksporteve të shërbimeve dhe nga remitancat. Bilanci në tregtinë e shërbimeve ishte pozitiv në vlerën e afërsisht 1.79 miliardë eurove, në rritje me 12.9% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar. Më shumë se gjysma e kontributit në sektorin shërbimeve erdhi nga turizmi, që në 6-mujorin e parë të vitit i solli ekonomisë të ardhura neto në vlerën e 957 milionë eurove, në rritje me 20% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Efekt shtesë në bilancin e përgjithshëm duket të ketë dhënë edhe rritja e fortë e investimeve të huaja direkte. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin e dytë 2026 vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 741 milionë euro, në rritje me 86% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rritje u ndikua ndjeshëm nga flukse të lidhura me një projekt të rëndësishëm zhvillimi në sektorin e pasurive të paluajtshme. Për të gjithë 6-mujorin e parë, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 1.144 miliardë euro, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjithashtu, një efekt shtesë duket se po ushtron edhe suficiti i bollshëm fiskal, që po ul ofertën e Lekut në treg.

Për 7-mujorin 2026, buxheti ishte në suficit në vlerën e 50.7 miliardë lekëve, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Monitor.al

Etiketa: eurokembim valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 17 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:34 : 17/09/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 16 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:18 : 16/09/2026
AKTUALITET

Euro po ndryshon, si dhe ku prodhohen kartëmonedhat dhe sa është kostoja

08:28 : 15/09/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 15 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 15/09/2026
AKTUALITET

Euro e nis edhe këtë javë në rënie, prek vlerën e 91.8 lekëve

14:57 : 14/09/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor, 14 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:20 : 14/09/2026

TË GJITHA

Euro arrin minimum të ri historik pranë 91.5 lekëve

14:25 : 18/09/2026

“Më përdh*nonte në sy të djalit”, rrëfimi rrëqethës i gruas që denoncoi dhunën nga daja i Zegjine Çaushit

14:10 : 18/09/2026

Gjykata e Tiranës lë në burg Eno Agasin, i kalon dosjen SPAK

14:06 : 18/09/2026

Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Makina përplaset me barrierat, plagoset një grua dhe një fëmijë

13:50 : 18/09/2026

Mijëra njerëz protestojnë në Prishtinë kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte

13:45 : 18/09/2026

Turqia miraton marrëveshje bashkëpunimi me Brazilin në industrinë e mbrojtjes

13:42 : 18/09/2026

Ikën Altin Jani, emërohet drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar/ EMRI

13:35 : 18/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com