18 Shtator 2026, 14:24
Nga E.d
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do t’i anashkalojë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën gjatë turneut të saj në Ballkan, njoftoi të premten Komisioni Evropian (KE).
“Gjatë turneut, presidentja von der Leyen do t'i vizitojë Tiranën, Prishtinën, Podgoricën dhe Shkupin. Atje do të takohet me presidentët dhe kryeministrat, si dhe do të vizitojë projekte të financuara nga Bashkimi Evropian”, tha zëdhënësja e KE-së, Arianna Podesta.
Vizita në katër vendet e rajonit është paraparë të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 2 tetor. Radio Evropa e Lirë kishte raportuar më herët për mundësinë që von der Leyen, nëse nuk do ta vizitonte Serbinë, të mos shkonte as në Bosnje e Hercegovinë.
Von der Leyen prej vitesh ka pasur një raport të ngrohtë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit shpesh i është drejtuar me fjalët “i dashur Aleksandar”.
Kjo qasje është kritikuar nga ekspertë që merren me Ballkanin Perëndimor.
Më herët ishte thënë se von der Leyen nuk do ta vizitonte Serbinë gjatë turneut ballkanik për shkak të tensioneve politike dhe shoqërore në vend, ndërsa varrimi i Ratko Mlladiqit, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid, kishte nxitur reagime të ashpra në Bashkimin Evropian.
Edhe disa deputetë të Parlamentit Evropian i kishin bërë thirrje von der Leyenit që të mos udhëtonte në Beograd.
Në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe të përgjithshme në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, von der Leyen planifikon t’i vizitojë këto dy vende më vonë, tha Podesta.
Ky do të jetë turneu i gjashtë i von der Leyenit në rajon, një vizitë që tashmë është bërë traditë para publikimit të paketës vjetore të raporteve të progresit për vendet kandidate për anëtarësim në BE.
“Siç tha presidentja në samitin e qershorit, Bashkimi ynë nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor. Gjatë bisedimeve me partnerët, ajo do të diskutojë për hapat e nevojshëm në rrugën e këtyre vendeve drejt Bashkimit Evropian, si dhe për procesin e integrimit gradual, të mbështetur nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, tha zëdhënësja Podesta./REL
ursula von der leyen serbi bosnje e hercegovina
Bota
18 Shtator 2026, 10:50
E.d
Foto ilustruse
KUBA- Qeveria amerikane ka vendosur sanksione të reja kundër Kubës, duke synuar minierat e metaleve, meta...
Bota
18 Shtator 2026, 10:27
E.d
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, paralajmëron për një "plan rus&rdqu...
Bota
18 Shtator 2026, 10:24
E.d
Foto ilustruse
Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, prezantoi një plan që synon t'i mbrojë fëmijët nga rreziqet...
Bota
18 Shtator 2026, 10:05
E.d
Hendrik Wüst dhe Friedrich Merz
Në fillim të kësaj jave, kancelari Friedrich Merz (CDU) ndodhej në Rovaniemi, n&e...
Bota
18 Shtator 2026, 10:01
E.d
Foto ilustruse
Fort Knox, kompleksi i fortifikuar në shtetin e Kentakit, ku ruhen rreth gjysma e rezervave të arit të qeverisë...
Bota
18 Shtator 2026, 09:58
E.d
Foto ilustruse
Rusët kanë filluar të votojnë për t’i zgjedhur deputetët e Dumës së Shtetit, në një ...
Bota
18 Shtator 2026, 07:42
E.d
Pamje
SPANJA- Spanja verilindore është goditur nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të menjëhershme, duke lë...
Bota
18 Shtator 2026, 07:36
E.d
Foto ilustruse
IZRAEL- Kolonët izraelitë u vunë zjarrin ullinjve në qytetin Burqa në Bregun Perëndimor të push...
Bota
18 Shtator 2026, 07:24
E.d
Foto ilustruse
Huawei po përballet me një kërkesë që po tejkalon kapacitetet e saj të prodhimit për pajisjet e inteligje...
Bota
18 Shtator 2026, 07:15
E.d
Afroditi Latinopoulou
BRUKSEL- Parlamenti Europian votoi më 15 shtator 2026 për të hequr imunitetin e eurodeputetes greke dhe kryetares s&e...