Avokati i Thaçit reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Nuk të takon ta paragjykosh çështjen ndaj tij
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila pas vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deklaroi se Dhomat e Specializuara janë “organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur”. Ajo pati shkruar se vendimi ka të bëjë me “përgjegjësi individuale dhe drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.
Mishetiç ka kundërshtuar mënyrën se si Kos e ka cilësuar Specialen, duke thënë se paanshmëria e saj në rastin e Thaçit ende nuk është përcaktuar.
“Nëse Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vepruar në mënyrë të paanshme në rastin e Thaçit, kjo ende mbetet të përcaktohet. Nuk i takon Marta Kosit që ta paragjykojë këtë çështje”, ka shkruar Mishetiç, duke shtuar një raport të Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut të Anglisë dhe Uellsit që, siç ka thënë ai, vë në pikëpyetje paanshmërinë e gjyqtarëve të trupit gjykues.
Komiteti në raporti pati identifikuar probleme serioze në mbrojtjen e garancive procedurale, veçanërisht në lidhje me të drejtën për një gjykim të drejtë, transparent dhe të paanshëm të Gjykatës Speciale. Mes tjerash pati konstatuar se mandati i Speciales ka pasur devijim nga qëllimi fillestar.
Komisionerja Kos më 16 shtator pati kërkuar që vendimi i Dhomave të Specializuara për katërshen e UÇK-së të respektohet.
Whether the Kosovo Specialist Chambers has acted impartially in Mr Thaci’s case is yet to be determined. It is not for Marta Kos to prejudge that issue. The Bar Human Rights Committee of England and Wales has questioned the impartiality of the trial judges in the case. You can read their report here: https://t.co/pjERiuGL6P
— Luka Misetic (@MiseticLaw) September 18, 2026
Kryeveterani i UÇK-së kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës
“U krijua për transplant organesh por mori drejtim tjetër”-avokati Selimaj sqaron rolin e Hagës
Avokati Selimaj: Gjykata e Hagës po i nxjerr vetë ligjet, i tejkalon proceset tona ligjore
- 14:33 OBSH paralajmëron për mungesë globale të punonjësve mjekësorë deri në vitin 2030
- 14:20 13-vjeçari sulmon me thikë mësuesen në një shkollë në Romë, donte ta transmetonte live në Telegram
- 14:17 Kryeveterani i UÇK-së kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës
- 14:10 Gjykata e Tiranës lë në burg Eno Agasin
- 14:08 Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy automjete
- 14:03 “Pyet Grok-un”, si po e përdor ISIS inteligjencën artificiale për të ndërtuar bomba