Valon Berisha dhe Fidan Aliti i japin fund aventurës me Kosovën
Valon Berisha dhe Fidan Aliti kanë njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja e Kosovës, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tyre.
Berisha, i cili ka zhvilluar 52 paraqitje me Kosovën, ka kujtuar me emocione rrugëtimin e tij dhe vendimin për t’iu bashkuar Dardanëve, duke veçuar edhe golin ndaj Finlandës si një nga momentet më të veçanta.
Ai falënderoi bashkëlojtarët, trajnerët, Federatën dhe tifozët, duke theksuar se edh pse nuk do të jetë më në fushë, do të mbetet gjithmonë përkrahës i Kosovës.
Edhe Fidan Aliti ka bërë të ditur fundin e aventurës me Kombëtaren. Ai e cilësoi përfaqësimin e Kosovës si një prej nderimeve më të mëdha të jetës dhe falënderoi familjen, bashkëlojtarët, trajnerët, Federatën dhe tifozët për mbështetjen.
Dy futbollistët ishin pjesë e gjeneratës që kontribuoi në ndërtimin e Kombëtares së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke lënë pas shumë vite, ndeshje dhe kujtime me fanellën e Dardanëve.
Avokati i Thaçit reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Nuk të takon ta paragjykosh çështjen ndaj tij
Kryeveterani i UÇK-së kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës
“U krijua për transplant organesh por mori drejtim tjetër”-avokati Selimaj sqaron rolin e Hagës
- 14:39 Avokati i Thaçit reagon ndaj deklaratës së Marta Kos: Nuk të takon ta paragjykosh çështjen ndaj tij
- 14:33 OBSH paralajmëron për mungesë globale të punonjësve mjekësorë deri në vitin 2030
- 14:20 13-vjeçari sulmon me thikë mësuesen në një shkollë në Romë, donte ta transmetonte live në Telegram
- 14:17 Kryeveterani i UÇK-së kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës
- 14:10 Gjykata e Tiranës lë në burg Eno Agasin
- 14:08 Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy automjete