Kafka i gjorë dhe avokatët që e kanë kthyer Erion Veliajn në biznes
Kafka i gjorë! Në fillim e përdorte Erion Veliaj, kur ...
Kafka i gjorë! Në fillim e përdorte Erion Veliaj, kur ...

Rusët kanë filluar të votojnë për t’i zgjedhur deputetët e Dumës së Shtetit, në një kohë kur lufta gati pesëvjeçare në Ukrainë dhe ngadalësimi i ekonomisë po rëndojnë mbi vendin. Këto janë zgjedhjet e para parlamentare qëkurse Moska e nisi pushtimin e vendit fqinj në 2022.
Votuesit në rajonin e Paqësorit, Kamçatka, që ndodhet nëntë zona kohore përpara Moskës, nisën procesin e votimit më 18 shtator, i cili do të zgjasë deri më 20 shtator. Rezultatet zyrtare për përbërjen e re të dhomës së ulët të Parlamentit, me 450 vende, priten rreth 22 shtatorit.
Rusia e Bashkuar, partia e lidhur me Kremlinin që mbizotëron Dumën, si dhe parlamentet dhe qeveritë rajonale në mbarë vendin, pritet ta ruajë ose të rrisë shumicën e saj.
Qëkurse presidenti Vladimir Putin erdhi në pushtet më shumë se çerek shekulli më parë, Kremlini ka shtypur gjithnjë e më shumë zërat kundërshtarë, ka margjinalizuar kundërshtarët politikë dhe ka manipuluar zgjedhjet, duke lënë pak hapësirë për befasi.
Ndërkohë, e vetmja parti politike e njohur që kundërshtonte luftën nuk u lejua të merrte pjesë në zgjedhje disa javë para votimit.
Mes frikës së Kremlinit nga apatia dhe zhgënjimi, Putin, i cili shpesh e akuzon Perëndimin se synon ta dobësojë ose shkatërrojë Rusinë, u bëri thirrje rusëve të votojnë, duke i cilësuar zgjedhjet si tregues të mbështetjes për luftën.
Sipas vlerësimeve perëndimore, më shumë se 1.5 milionë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në konflikt.
“Zgjedhja dhe vullneti juaj do të tregojnë edhe një herë se miliona njerëz qëndrojnë pas trupave tona, se jemi një popull i bashkuar nga vlerat e përbashkëta, kujtesa historike dhe dashuria për atdheun, dhe askush nuk do të arrijë të na përçajë apo frikësojë, ose ta minojë sovranitetin apo sistemin tonë politiko-shoqëror”, tha Putin në një fjalim të publikuar më 16 shtator.
Autoritetet ruse pushtuese kanë ngritur qendra votimi në pjesët e kontrolluara nga Rusia të pesë rajoneve ukrainase, të cilat Moska i ka shpallur territor rus. Kievi e ka dënuar këtë përpjekje.
Derisa nuk priten ndryshime dramatike në përbërjen e Dumës, Kremlini – dhe organi i fuqishëm i politikëbërjes së brendshme, i njohur si Administrata Presidenciale – pritet t’i vëzhgojë rezultatet për të kuptuar shenjat e gjendjes shpirtërore qytetarëve të vendit.
Megjithëse është e vështirë të zhvillosh sondazhe të opinionit në Rusi, për shkak të politikave shtypëse që kanë kriminalizuar mospajtimin ose kundërshtimin e luftës, disa sondazhe kanë treguar rënie të popullaritetit të Putinit, si dhe të Rusisë së Bashkuar.
Vetë Putin fitoi zgjedhjet në vitin 2024, në një votim që në masë të madhe u konsiderua si i paracaktuar dhe u shoqërua me prova për mashtrime.
Një numër në rritje i rusëve kanë humbur durimin me luftën, e cila është më e madhja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Humbjet totale të Rusisë tejkalojnë ato që vendi pësoi në të gjitha luftërat që Moska ka zhvilluar që nga viti 1945.
Humbjet e Ukrainës janë më të ulëta në total, por gjithsesi jashtëzakonisht të larta.
Komandantët ushtarakë kanë paraqitur vazhdimisht një tablo optimiste për mënyrën se si po performojnë trupat ruse në fushëbetejë, ndërsa Kremlini ka sugjeruar vazhdimisht se fitorja është e sigurt
Rusët janë gjithashtu të shqetësuar për mundësinë e një mobilizimi tjetër, të ngjashëm me atë që Putin urdhëroi në shtator të vitit 2022. Kjo përpjekje, që përfshiu mobilizimin e 300.000 burrave, kryesisht rezervistë, tronditi shoqërinë ruse dhe çoi në largimin e qindra mijëra njerëzve nga vendi.
Ndërkohë, ekonomia ka pësuar një ngadalësim të ndjeshëm pas muajsh rritjeje të vrullshme, të nxitur nga shpenzimet qeveritare për gjëra të lidhura me luftën, si pagat e ushtarëve, kompensimet për vdekjet dhe investimet në armatime dhe armë.
Banka Qendrore ka hasur vështirësi në frenimin e inflacionit, i cili është shumë mbi pritshmëritë.
Një fushatë e gjerë ukrainase me dronë dhe raketa ka shkaktuar mungesa karburanti në gjithë vendin dhe ka penguar funksionimin e shitësve më të mëdhenj online në vend.
Opozita ruse, e përçarë dhe e goditur rëndë, u ka bërë thirrje njerëzve të votojnë për cilindo kandidat që shpreh qëndrim kundër luftës.
Megjithatë, partia liberale më e njohur e vendit, Jabloko, nuk u lejua të paraqiste kandidatë në zgjedhjet për Dumën për shkak të një çështjeje teknike. Jabloko kishte përfshirë një platformë kundër luftës në fushatën e saj dhe disa sondazhe kishin treguar një rritje të ndjeshme të mbështetjes për të./rel
Mijëra qytetarë janë mbledhur të premten në kryeqytetin Ko...
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka njoftuar se...
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bë...
Mbreti Çarls i ka paralajmëruar drejtuesit e inteligjencës...
Një gjykatë mund të përcaktojë se kush është penalisht për...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar një ditë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me udhëh...
“Gjykata supreme” e Metës i ka urdhëruar kompanisë teknolo...
Kryeministri i Suedisë Ulf Kristersson ka dhënë dorëheqjen...
Procesi i apelit mund të sjellë ndryshime në dënimet që Dh...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-pres...
Një pjesë të objektit të Misionit të Bashkimit Europian pë...
Kongresi i Shteteve të Bashkuara e miratoi të mërkurën një...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me u...
Sulmet ajrore ruse në qytetet ukrainase të Kievit dhe Odes...
Për të dytin vit radhazi, qeveria amerikane i ka mohuar Pr...
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi me tarifa të rën...
Më shumë se 1,000 fëmijë kanë humbur jetën nga një shpërth...
Ministri për Punën, Familjen dhe Vlerat e UÇK-së Andin Hot...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar masivisht drejtuesi...
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Shk...
Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e radhës të operacio...
Arrestohen në Itali dy shtetas të dënuar/akuzuar për tenta...
Fermerët e fshatit Biranj në Korçë po përballen me pasoja ...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Rusët kanë filluar të votojnë për t’i zgjedhur deputetët e...
Mijëra qytetarë janë mbledhur të premten në kryeqytetin Ko...
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka njoftuar se...
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bë...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Kalimi nga puna informale në një deklarim të plotë mund të...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë dh...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur G.P.G. COMP...