web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lista e Kosovës/ 3 risi nga Foda, ftohet ylli i Bayern-it

18 Shtator 2026, 14:50, Sport CNA

Lista e Kosovës/ 3 risi nga Foda, ftohet ylli i Bayern-it

Kosova ka publikuar listën për katër ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, me disa risi në përzgjedhjen e Franco Foda-s.

Dion Kacuri është një nga prurjet e reja, ndërsa Milot Avdyli dhe Erblin Osmani marrin ftesën e parë me Kosovën.

Erblin Osmani ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, duke i dhënë fund angazhimit me Gjermaninë.

Në listë nuk janë Amir Rrahmani dhe Florent Hadërgjonaj, të cilët kanë vendosur të pensionohen përkohësisht për shkak të pakënaqësive. Mungojnë gjithashtu Fidan Aliti, Kreshnik Hajrizi, Elvis Rexhbeçaj dhe Florent Muslija, me tre të fundit të dëmtuar. Edon Zhegrova dhe Milot Rashica janë përfshirë në grumbullim, pavarësisht raportimeve të mëparshme për mungesën e tyre.

Kosova do ta nisë Ligën e Kombeve më 24 shtator ndaj Irlandës në Prishtinë, përpara transfertës me Austrinë më 27 shtator. Më 1 tetor do të përballet me Izraelin në Hungari, ndërsa më 4 tetor do të presë Austrinë në “Fadil Vokrri”.

Lista e plotë:

Portierët: Arijanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj

Mbrojtësit: Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Ron Raçi, Leard Sadriu, Dion Gallapeni

Mesfushorët dhe sulmuesit: Ermal Krasniqi, Milot Avdyli, Baton Zabërgja, Veldin Hoxha, Vesel Erblin Osmani, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Dion Kacuri, Donat Rrudhani, Muharrem Jashari, Valmir Matoshi, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Fisnik Asllani, Albion Rrahmani, Vedat Muriqi.

 





Lajmet e fundit nga