
Angli- Gjykata e Lartë refuzoi garancinë prej 24 mijë paund nga Gëzim Çela, shqiptari i cili kërkonte ta ndiqte procesin e ekstradimit drejt Shqipërisë i lirë më kusht.
Ai u arrestua në Angli në Maj 2026 për qëllim ekstradimi në Shqipëri pasi ai akuzohet se më 15 tetor 2015 është përfshirë në një bashkëpunim kriminal me Fran Merdhocin, Alfred Mikelin, Arif Çelën dhe Victor Lekgegajn për trafikimin e 49 kilogramëve kanabis drejt Kosovës.
Gjykata e ekstradimeve ia refuzoi aplikimin për liri me kusht e më pas avokatët e tij e apeluan në Gjykatën e Lartë në Londër. Versus.al

