Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Operacioni “The Wanted”/ Arrestohen në Itali dy persona të kërkuar nga drejtësia shqiptare, pritet ekstradimi

    Ngjarja në Sarandë/ Vëllai i një prej të arrestuarve për plagosjen e vëllezërve Shukulli ishte plagosur me mjet prerës

    Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuar 10 vitet e fundit/ Doganat: Do të llogariten edhe kilometrat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Operacioni “The Wanted”/ Arrestohen në Itali dy persona të kërkuar nga drejtësia shqiptare, pritet ekstradimi
    Aktualitet

    Operacioni “The Wanted”/ Arrestohen në Itali dy persona të kërkuar nga drejtësia shqiptare, pritet ekstradimi

    September 18, 2026
    Të akuzuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje, kapen në Itali të shpallurit në kërkim ndërkombëtar

    Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me autoritetet italiane, duke bërë të mundur arrestimin në Itali të dy shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Sipas Policisë, njëri prej të arrestuarve është Muhamet Bedulla, 33 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Korçës me 10 vite burgim për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
    Ngjarja ka ndodhur në vitin 2017, kur Bedulla dyshohet se ka plagosur me mjet prerës një shtetas, në kuadër të një konflikti. Atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vite e 4 muaj burgim.

    Në Itali është arrestuar edhe U. B., 26 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Elbasanit ka caktuar në vitin 2025 masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Sipas autoriteteve, 26-vjeçari është kapur në vitin 2024 duke shitur lëndë narkotike Cannabis Sativa, ndërsa dyshohet se në banesë mbante një sasi të konsiderueshme fishekësh luftarakë dhe dy krehra pistolete.

    Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë procedurat për ekstradimin e dy shtetasve drejt Shqipërisë.

    arrestim Arrestime në Itali Drejtësia shqiptare ekstradimi hetime Interpol itali Operacioni The Wanted Persona të kërkuar policia shqipëri Të kërkuar nga drejtësia shqiptare The Wanted
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Operacioni “The Wanted”/ Arrestohen në Itali dy persona të kërkuar nga drejtësia shqiptare, pritet ekstradimi

    September 18, 2026

    Ngjarja në Sarandë/ Vëllai i një prej të arrestuarve për plagosjen e vëllezërve Shukulli ishte plagosur me mjet prerës

    September 18, 2026

    Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuar 10 vitet e fundit/ Doganat: Do të llogariten edhe kilometrat

    September 18, 2026

    Përfshihet nga flakët një automjet në hyrje të parkimit nëntokësor në Fier

    September 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.