Rama paralajmëron supermarketet dhe furnitorët: Mos i ngarkoni qytetarët, do t’i hapni punë vetes
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësue...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësue...

Kafka i gjorë! Në fillim e përdorte Erion Veliaj, kur Rama i shkruante nga zyra e Kryeministrisë për të sulmuar prokurorin. Tani e përdorin avokatët e Kasowitz-it. Me sa duket, pasi kanë marrë rreth 500 mijë euro për lobim, kanë vendosur të bëjnë edhe kritikën letrare të Gjykatës së Lartë.
Dhe e kanë bërë Kafkën e gjorë të rrotullohet në varr. Këta biznes-avokatë nuk kanë pritur as të lexojnë vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë, pra nuk kanë parë arsyetimin. Ata nuk kanë analizuar se çfarë ka vendosur gjykata. Por e kanë shpallur menjëherë “kafkian”.
Kaq u është dashur këtyre mjeshtërve të mëdhenj të drejtësisë ndërkombëtare. Një klient që mbetet në burg dhe një deklaratë për shtyp. Pastaj vjen zhurma për shtetin e së drejtës.
Le të fillojmë me atë që nuk kanë kuptuar, ose bëjnë sikur nuk e kanë kuptuar.
Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë se Erion Veliaj mbahet padrejtësisht në burg. Nuk ka urdhëruar lirimin e tij. Nuk e ka shpallur antikushtetues paraburgimin. Nuk ka thënë se Gjykata e Lartë duhet të vendoste sipas dëshirës së avokatëve. Ajo ka konstatuar vetëm mungesë arsyetimi për çështje kushtetuese dhe e ka kthyer çështjen për rishqyrtim. Kaq.
Gjykata e Lartë e ka rishqyrtuar. Ka marrë vendimin e saj dhe ka lënë në fuqi paraburgimin.
Tani këta dalin e thonë se Gjykata e Lartë ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pse?
Sepse nuk ka bërë atë që donin ata?
Na gjeni një fjali në vendimin e shumicës së Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se Erion Veliaj mbahet padrejtësisht në burg. Një fjali të vetme.
Na gjeni ku thuhet se duhet liruar. Na gjeni ku thuhet se paraburgimi është antikushtetues. Na gjeni ku thuhet se Gjykata e Lartë duhet të merrte vendim tjetër. Le ta gjejnë. I sfidojmë.
Sepse nëse nuk e gjejnë, atëherë gjithë kjo histori e “shkeljes” së vendimit kushtetues është një broçkull juridike e servirur me theks amerikan. Këta nuk janë duke bërë debat procedural, se e dinë që do t'i mundte edhe një roje i godinës së SPAK-ut.
Këta po bëjnë presion publik, por që nuk i ha më… kujt. Një presion të veshur me kostum avokatie, me emër studioje amerikane dhe me deklarata për shtyp që tingëllojnë sikur Shqipëria është një provincë ku drejtësia duhet të marrë leje nga Kasowitz-i.
Por Gjykata e Lartë nuk është zyrë e Kasowitz-it dhe Gjykata Kushtetuese nuk është automat ku fut kërkesën për lirimin e Veliajt dhe del vendimi që dëshiron klienti. Edhe drejtësia shqiptare nuk është një shfaqje ku avokatët e huaj japin verdiktin përpara se gjykata të publikojë arsyetimin.
Në fakt, kjo vetëm avokati nuk është. Është lobim me kostum juridik.
Dhe sa për “kafkianin”, këtu kemi edhe një ironi të veçantë.
Në fillim të arrestimit, Erion Veliaj e përdorte këtë term për të sulmuar prokurorin. Rama i shkruante, Veliaj ankohej dhe Kafka përdorej si dekor politik.
Tani të njëjtën fjalë e marrin avokatët e huaj dhe e hedhin mbi Gjykatën e Lartë.
Por klienti në fund ka mbetur në burg.
Dhe me sa duket, Kafka i gjorë ka mbetur i vetmi avokat mbrojtës, duke parë si po tallen këta me klientin e tyre VIP.
Përveç kësaj, Kafka të paktën kishte edhe një histori për të treguar, kurse këta kanë vetëm një deklaratë për shtyp, disa akuza të përgjithshme dhe një vendim që nuk e kanë lexuar ende të plotë. Nëse ky është standardi i avokatisë ndërkombëtare, atëherë kemi një problem. Por jo me Gjykatën e Lartë. Me biznes-avokatët.
Në vend që të harxhojnë gjithë këtë energji me “kafkianin”, me fundin e shtetit të së drejtës dhe me krizën e kontrollit kushtetues, pse nuk i thonë klientit të tyre, Erion Veliaj, të japë dorëheqjen?
Pse nuk i thonë të çlirojë kryeqytetin nga kjo histori e pafundme? Pse nuk i thonë se Tirana nuk është pronë personale dhe mandati nuk është lodër që nuk pranohet të ndahet me askënd?
Ndoshta sepse për këtë nuk paguhen 500 mijë euro. Ndoshta se për këtë duhet një këshillë e sinqertë. Dhe këta biznes-avokatë veç me sinqeritetin nuk kanë lidhje.
Ndërsa për deklaratat ndërkombëtare, për konferencat e shtypit dhe për lobimin, duket se ka gjithmonë buxhet.
Shqiptarët po humbin gjithnjë e më shumë besimin te të huajt pikërisht nga këto lloj shfaqjesh. Jo nga ata që vijnë të ndihmojnë drejtësinë, por nga ata që vijnë të mbrojnë një klient, marrin shuma të mëdha për lobim dhe pastaj sillen sikur mund t’u japin urdhra gjykatave shqiptare.
Këta janë lloji i avokatëve që e bëjnë drejtësinë të duket si një biznes komunikimi. Një klient paguan, studioja flet.
Gjykata vendos. Nëse vendimi nuk i pëlqen, quhet kafkian. Nëse klienti mbetet në burg, shteti i së drejtës është në krizë. Nëse gjykata nuk bindet, kontrolli kushtetues nuk ka kuptim.
Kasowitz-i nuk dimë a mund të ketë avokatë të shquar. Por asnjë emër amerikan dhe asnjë shumë e paguar për lobim nuk i jep të drejtën të zëvendësojë Gjykatën e Lartë. Nëse kanë argumente, t’i paraqesin. Nëse kanë prova, t’i tregojnë. Nëse kanë lexuar vendimin, të na thonë ku është shkelja. Por të shpallësh një vendim kafkian pa e lexuar, kjo është një tallje me vetë profesionin e avokatit.
Dhe të kërkosh që gjykata të vendosë sipas dëshirës së klientit, kjo është një tallje me drejtësinë.
Në fillim e përdorte Erion Veliaj. Pastaj e përdorte Edi Rama. Tani e përdorin Kasowitz-i me shokë.
Po e patën lexuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese këta, atëherë duhet të ndalojë dhe lufta Rusi–Ukrainë. Asnjë rresht të tij.
Dhe meqë kemi bindjen se nuk e kanë lexuar fare, po fare, atëherë le të na kursejnë leksionet për shtetin e së drejtës.
Lexoni vendimin. Pastaj flisni./ CNA
Njëri u ngrit në këmbë për të dëgjuar vendimin. Tjetri nga...
Dallimi mes Hashim Thaçit dhe Erion Veliajt është ulëritës...
Tani që Gjykata e Lartë ka vendosur që Erion Veliaj të mbe...
Gjykata e Lartë, me një vendim të Kolegjit Penal të saj, s...
Shembulli i analfabetizmit i mbështetur nga bandat, krimi ...
Për drejtësinë shqiptare qarkullojnë sot dy narrativa të g...
Erion Veliaj është arrestuar në shkurt të vitit 2025 dhe n...
Duke reaguar me sulme, duke reaguar me sharje, duke reagua...
A është kallëzimi penal ndaj një përfaqësuesi të pushtetit...
Në disa shkrime kam sjellë fakte në lidhje me deputetin e ...
Në një material të dytë, publikuar dje, solla fakte të cil...
Refuzoj t’i bindem turmës dhe komenteve të militantëve që ...
Në një intervistë të zhvilluar dje me ish-deputetin Edmond...
Dy ditët e fundit është raportuar masivisht se qindra llog...
Kjo është një nga ato situata ku propaganda bëhet aq e...
Protesta në qendër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e ...
Edi Rama doli publikisht në mbështetje të Erion Veliajt dh...
Deri ku mund të arrijë çmenduria në këtë vend? Pyetja nuk ...
Mediat, kryesisht ato të pushtetit, të paguara me paratë e...
Të gjithë mbajmë mend një detaj nga historia politike e Sh...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar masivisht drejtuesi...
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Shk...
Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e radhës të operacio...
Arrestohen në Itali dy shtetas të dënuar/akuzuar për tenta...
Fermerët e fshatit Biranj në Korçë po përballen me pasoja ...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Rusët kanë filluar të votojnë për t’i zgjedhur deputetët e...
Mijëra qytetarë janë mbledhur të premten në kryeqytetin Ko...
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka njoftuar se...
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bë...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Kalimi nga puna informale në një deklarim të plotë mund të...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë dh...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur G.P.G. COMP...