Ilirjan Celibashi kërcënon me mesazhe gazetaren Desada Metaj, reagon AGSH

18 Shtator 2026, 15:06Sociale TEMA
Ilirjan Celibashi kërcënon me mesazhe gazetaren Desada Metaj, reagon

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas një statusi të gazetares Desada Metaj, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka marrë mesazhe intimiduese nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Kjo për arsye se Metaj ka publikuar në portalin VNA disa shkrimi investiguese per tenderat e dyshmite që Celibashi ka kryer si titullar i Institucionit.

Pas këtyre pretendimeve AGSH ka reaguar në mbështetje të gazetares Desada Metaj ku shkruan:

"Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është njohur me pretendimet e gazetares Desada Metaj, sipas së cilës, pas publikimit nga VNA të dy shkrimeve investigative mbi një procedurë tenderimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ajo është përballur me telefonata dhe mesazhe nga kreu i KQZ-së, z. Ilirjan Celibashi, si dhe me një përpjekje për ta kontaktuar përmes një subjekti të përfshirë në tender.

Çdo zyrtar publik ka të drejtën të kundërshtojë një raportim, të paraqesë dokumente dhe të kërkojë korrigjimin e pasaktësive. Megjithatë, komunikimi duhet të jetë institucional, transparent dhe pa gjuhë apo veprime që mund të perceptohen si presion ndaj gazetarëve. Përpjekja për të ndikuar nëpërmjet personave të tretë, , është e papranueshme dhe cenon rëndë pavarësinë editoriale.

AGSH i kërkon z. Celibashi dhe KQZ-së të japin një sqarim publik mbi pretendimet e ngritura dhe t’i përgjigjen raportimit me fakte e dokumente zyrtare. Institucionet publike kanë detyrimin të garantojnë transparencë, llogaridhënie dhe respekt për punën e medias, veçanërisht kur bëhet fjalë për përdorimin e fondeve publike", thekson në njoftim AGSH.

STATUSI I DESADA METAJ

Reagim i detyruar…
Dje VNA publikoi dy shkrime investigative lidhur me një tender në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Të dy shkrimet janë mbështetur në dokumente dhe në të dhëna zyrtare, të verifikueshme.
Pas publikimit, jam kontaktuar personalisht nga kryetari i KQZ-së, z. Ilirjan Celibashi, lidhur me këto shkrime. I kam bërë të qartë se VNA është e gatshme të publikojë çdo sqarim zyrtar të KQZ-së për procedurat e tenderit, për aq kohë sa ai sqarim vjen institucionalisht dhe lidhet me faktet e publikuara.
Një sqarim i tillë nuk erdhi.
Në vend të tij, sot kam mësuar se z. Celibashi ka thirrur në zyrë subjektin që nuk ka fituar tenderin. Pas këtij takimi, pronari i këtij subjekti, Granit Gjana, më ka telefonuar për të më thënë se z. Celibashi i kishte kërkuar të më kontaktonte, me qëllim që unë të mos merresha më me të.
Dua të sqaroj publikisht se nuk e njoh z. Granit Gjana dhe se ai nuk është personi që është ankuar në VNA për problematikën e tenderave në KQZ.
Ndërkohë, z. Celibashi më ka dërguar mesazhe dhe më ka telefonuar me një gjuhë që, për mendimin tim, nuk i shkon një zyrtari të lartë shtetëror, aq më pak drejtuesit të institucionit që administron zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë.
E siguroj z. Celibashi se nuk më intimidon as me gjuhë juridike, as me presione politike, as me telefonata jashtë çdo standardi institucional.
Nëse z. Celibashi mendon se ka një problem me shkrimet e VNA-së, rruga është shumë e thjeshtë: të dërgojë një sqarim zyrtar, të paraqesë dokumente, ose t’u drejtohet institucioneve të drejtësisë. Për çdo rast, mesazhet dhe telefonatat me të mund t’i vë në dispozicion të drejtësisë.
Me drejtësinë, z. Celibashi ka më shumë afri profesionale.
Unë, ndërkohë, do të vazhdoj t’i qëndroj besnike të vërtetës dhe dokumenteve.

7 Komente

  1. p
    pjeter

    Qe mund te perceptohen??? E Atehere?? Eshte problemi juaj se perceptoni - interpretoni ashtu?? Gazetaret kane rol fisnik, por varet si e perdor funksionin, ne Shqiperi, gazetaria ka nje nivel shune td ulet profesional, dhe shume shpesh levis ne kufijte e kriminalitetit. Qe ky shkrim te jete korrekt me lexuesit duhet te kete ate se per cfare ka reaguar Celibashi, detaje te sakta ose gjithe shkrimin nen thonjeza te gazetares ne fjale, qe te kuptojme edhe ne, dhe te krijojme nje opinion se Celibashi ka reaguar i provokuar rende apo jo, apo shkrimi i gazetares nuk u permbahet fakteve por vetem ide tendenziose. Gjithçka mund te jete ,, qe Celibashi te kete abuzuar me fondet, por po nuk publikuat shkrimin e kompletuar, edhe faktin qe bashkesia e Gazetareve shqiptare, kategoria e tyre , gezon ne mbare Shqiperine opinionin e gazetareve gjobaxhinj, qendron ne te njejtin nivel me pretendimet e Gazetares ne fjale.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Landi

      Opo seshte trim ky qilibashi! Ne vendin e gabuar dhe ne kohe te pershtateshme per tenderat ,qili....bash!

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlonjati

        Nje pjes e juaja te gazetareve jeni bere si republike me vehte.Jo per rastin ,po nje gje tu adresohet te hidheni per fytin.Po cfar jeni ju te pagabushem . Po kur jepni lajme te pa verifikuara aq me keq shpifje pse nuk flisni ju shoqata e gazetareve.apo ne ke te bote vetem ju jeni te pagabushem.Le oastaj te flasim per nivelin profesional.Eshte mire qe te mereni edhe me vehten

        Përgjigjjuni
        1. �
          “Intimiduesi” paqesor.

          Sa shpejt qe intimidoheni, mor jahu! MOs se na e keputet shpirtin me keto qurravitje! E kush ju kercenon, Pa! Celibashi! “O Turp! Ku e ke skuqjen”?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Agron

            Jepi desada se ke dhe përkrahjen e Besnik Mustafait

            Përgjigjjuni
            1. p
              poliretan

              E hangu dhe likja i vogel do kete bere ndonje zullumn e duan tja fusin. E paska ngerne karremin koqja.

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xha

                Kush ishte kërcënimi?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje