18 Shtator 2026, 14:58
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje rrjeteve të supermarketeve që të angazhohen në një fazë pilot për transmetimin e të dhënave, duke propozuar që lista e produkteve të përfshijë barkodin, gramaturën dhe njësinë matëse, në mënyrë që produktet të jenë të krahasueshme mes rrjeteve. Duke folur gjatë takimit me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, Rama theksoi se platforma “Pasqyrë e Çmimeve” duhet të pasqyrojë çmimin final për konsumatorin, përfshirë TVSH-në, si dhe të bëjë dallimin mes çmimit normal dhe atij promocional.
“Unë besoj se ju jeni të vetëdijshëm se po fitoni më shumë nga ç’e mban zakoni i mirë në një bashkësi si e jona që s’është as Kina, as Amerika, dhe ku ky kapitalizmi agresiv ka filluar të bëhet shqetësues për të gjithë. Të angazhohemi bashkërisht, konkretisht, që të rrjeti i pikave tuaja të shitjes të marrin pjesë në një fazë pilot dhe të nis transmetimi i të dhënave. Të dorëzohet lista e produkteve që përputhet me kategorinë e kësaj faze, me barkod, me gramaturë, me njësi matëse, në mënyrë që të produktet të jenë të krahasueshme mes gjithë rrjeteve. Platforma për të marrë çmimin real final për konsumatorin, me TVSH, dhe të dallojë çmimin normal nga promocioni dhe periudha e vlefshmërisë. Qytetari të shikojë, të krahasojë, edhe të zgjedhë, jo të jetë në errësirë dhe të përballet me çfarë i sjell rruga në errësirë, dhe mos ketë një pasqyrë konkurrence, ku më i shkathëti dhe më i shpejti të fitojë më shumë. Askush s’po ju thotë që ne të përcaktojmë çmimet se do ishte marrëzi. Askush s’po ju thotë të mos nxirrni fitime. Por ka ardhur një moment që ta shohim njëri-tjetrin në sy. Por që të ngarkoni njerëzit ne s’do t’ua lejojmë, do jetë problem i madh, do thoni çfarë i hapëm vetes, në djall ato që po i fitojmë pa të drejtë”, tha Rama.
edi rama
Politike
18 Shtator 2026, 14:04
E.d
Edi Rama
SPANJA- Skandali i AKSHI-t vijon të tërheq vëmendjen e mediave të huja, nisur nga ngjarjet e fundit të cilat lidhen ...
Politike
18 Shtator 2026, 14:02
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj kanë r...
Politike
18 Shtator 2026, 13:53
I.A
Loer Kume
DURRËS- Deputeti i Partisë Socialiste për Durrësin Loer Kume, ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta të bashkëshor...
Politike
18 Shtator 2026, 11:43
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ftuar në takim përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor për të diskutuar në lid...
Politike
18 Shtator 2026, 11:26
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë ditën e sotme në Kuvend propozimin për ndryshimi...
Politike
18 Shtator 2026, 11:11
E.d
Ivi Kaso dhe Enno Bozdo
TIRANA- Grupi parlamentar i PD-së ka propozuar ditën e sotme një paketë ligjore, me synim gjurmimin, kontr...
Politike
18 Shtator 2026, 09:48
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme kabinetin qeveritar dhe drejtuesit politikë të PS-së në qarq...
Politike
18 Shtator 2026, 09:11
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ndërsa foli për pagat e magjistratëve, tha se është e pabesueshme që përfaq&...
Politike
18 Shtator 2026, 09:00
E.d
Edi Rama
TIRANA- Një përplasje ka ndodhur gjatës seancë plenare në Kuvend, ku kryeministri Edi Rama është përplasur...
Politike
18 Shtator 2026, 08:53
E.d
Edi Rama
TIRANA- Seanca plenaret e zhvilluar deri në orët e para të mëngjesit është shoqëruar me tensione dhe përpl...