
Me flamujt dhe simbolet e UÇK-së, dhjetëra ish-luftëtarë mbërritën këtë mëngjes në Portin e Durrësit, dy ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së.
Ata thanë se udhëtimi drejt Shqipërisë synon të përcjellë mesazhe mbështetjeje dhe vetëpërmbajtjeje, me shpresën se vendimi do të ndryshojë në Apel.
Në Durrës foli në emër të grupit Ismail Selimi, i njohur si komandant Mala i Tetovës, i cili shprehu zhgënjimin për vendimin e Hagës.
Selmani bëri apel që pavarësisht zhgënjimeve qytetarët duhet të tregohen të përmbajtur. Ai theksoi se qytetarët duhet të ndjekin këshillën e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të japin një frymë pozitive./Versus.al

