• Kontakt
Friday, September 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Debati për pagat/ Magjistratët refuzojnë ftesën e Ramës: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

15:30 : 18/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë dhe Forumi i Grave Gjyqtare të Shqipërisë kanë reaguar kundër procedurës së ndjekur për miratimin e ndryshimeve në ligjin për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në një reagim të përbashkët, shoqatat e magjistratëve kanë refuzuar ftesën e Ramës për bisedë, ndërsa deklarojnë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin e zbatimit të ligjit, shfuqizimin e tij si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe shqyrtimin e çështjes me përparësi.

Sipas tyre, procedura parlamentare për miratimin e projektligjit është shoqëruar me shkelje të kërkesave kushtetuese dhe përmes këtij ligji, cenohet jo vetëm statusi financiar i magjistratëve, por edhe vetë themelet e shtetit të së drejtës.

“Në këtë kuadër, informojmë opinionin publik se, me të njëjtën urgjencë me të cilën ky projektligj u shqyrtua, u miratua dhe u dekretua, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin e zbatimit të ligjit, shfuqizimin e tij si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe shqyrtimin e çështjes me përparësi. Kjo kërkesë bëhet e domosdoshme pasi, përmes këtij ligji, cenohet jo vetëm statusi financiar i magjistratëve, i cili është i lidhur ngushtësisht me garantimin e pavarësisë së tyre, por edhe vetë themelet e shtetit të së drejtës, për shkak të mosrespektimit të hapur të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese”,- thuhet ndër të tjera në njoftim.

Reagimi i plotë:

Lexo edhe:

Debati për pagat/ Rama thirrje gjyqësorit: Ejani të flasim!

Ankohet për pagat e gjyqtarëve/ Rama, kryeministri me rrogën më të lartë në rajon (shifrat)

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë dhe Forumi i Grave Gjyqtare të Shqipërisë shprehin vendosmërinë e tyre për të vijuar ndjekjen e procesit kushtetues lidhur me pagat e magjistratëve.

Me keqardhje kemi ndjekur procedurën parlamentare për miratimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”. Që në fillim, kjo procedurë është karakterizuar, në vlerësimin tonë, nga shkelje të kërkesave kushtetuese, duke nisur nga miratimi i projektligjit përtej afatit kushtetues, mungesa e një analize financiare nga Këshilli i Ministrave, mungesa e konsultimit efektiv dhe dëgjimi tërësisht formal i grupeve të interesit dhe, në fund, hyrja e menjëhershme në fuqi e ligjit.

Shoqatat tona mbeten të palëkundura në qëndrimin e tyre për rivendosjen e të drejtave kushtetuese të magjistratëve, të cilat janë cenuar haptazi nga ligji i miratuar në orët e mesnatës. Në këtë kuadër, informojmë opinionin publik se, me të njëjtën urgjencë me të cilën ky projektligj u shqyrtua, u miratua dhe u dekretua, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin e zbatimit të ligjit, shfuqizimin e tij si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe shqyrtimin e çështjes me përparësi.

Kjo kërkesë bëhet e domosdoshme pasi, përmes këtij ligji, cenohet jo vetëm statusi financiar i magjistratëve, i cili është i lidhur ngushtësisht me garantimin e pavarësisë së tyre, por edhe vetë themelet e shtetit të së drejtës, për shkak të mosrespektimit të hapur të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Shoqatat tona shprehin bindjen e plotë në integritetin e procesit kushtetues dhe besimin se Gjykata Kushtetuese do të rivendosë standardet kushtetuese të cenuara. Kemi besimin e plotë se do të jetë pikërisht procesi kushtetues ai që do të sqarojë çështjet e ngritura dhe do të hedhë poshtë përpjekjet për të diskredituar magjistratët dhe kërkesat e tyre legjitime.

Theksojmë edhe një herë se kjo çështje nuk ka të bëjë me interesa financiare, siç është tentuar, në mënyrë të shtrembëruar, t’i paraqitet opinionit publik gjatë gjithë këtij procesi. Ajo lidhet me respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, garantimin e pavarësisë së organeve të drejtësisë dhe mbrojtjen e themeleve të shtetit të së drejtës.

Për mbrojtjen e këtyre parimeve dhe vlerave kushtetuese, shoqatat tona mbeten të palëkundura dhe do të përdorin çdo mjet ligjor që Kushtetuta dhe ligji u vënë në dispozicion.

 

 

Etiketa: Gjykata Kushtetuesemagjistratepaga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Debati për pagat/ Rama thirrje gjyqësorit: Ejani të flasim!

12:12 : 18/09/2026
AKTUALITET

Ankohet për pagat e gjyqtarëve/ Rama, kryeministri me rrogën më të lartë në rajon (shifrat)

11:38 : 18/09/2026
RAJONI

Mali i Zi shpall modelin e ri të pagave, nga janari 2027 rroga minimale deri në 1400 euro

11:20 : 18/09/2026
AKTUALITET

Miratohet projektligji i PS-së për pagat e magjistratëve

08:33 : 18/09/2026
AKTUALITET

SPAK nis hetim për çështjen e pagave të magjistratëve

19:17 : 17/09/2026
AKTUALITET

Bardhi – mazhorancës: Vendimet e Kushtetueses letër higjienike kur s’ju intereson

11:01 : 17/09/2026
Para

Zjarr në zonën e Sektorit Rinia në Durrës

TË GJITHA

Policia spanjolle nis operacionet për të larguar emigrantët nga plazhet e Ceutës

15:53 : 18/09/2026

Zjarr në zonën e Sektorit Rinia në Durrës

15:39 : 18/09/2026

Debati për pagat/ Magjistratët refuzojnë ftesën e Ramës: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese

15:30 : 18/09/2026

Meta: Rama delirant! Nuk njeh Gjykatën Kushtetuese as parimin e shtetit të së drejtës

15:19 : 18/09/2026

Deputeti i Zogut/ Po mohohen pronat e dr. Simonidhit? Çfarë fshihet pas arrestimit të nipit, Kastriot Hasko

15:15 : 18/09/2026

Bashkëshortja u arrestua për përvetësimin e 69 mln lekëve, Fetah Mataj emërohet përgjegjës në Bashkinë Durrës

15:10 : 18/09/2026

“Fati politik i Ballukut është mbyllur”/ Këlliçi: SPAK do t’i drejtohet sërish Kuvendit këto ditë

14:48 : 18/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com