18 Shtator 2026, 15:28
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kundërshtuar formulën e re të pagave të magjistratëve, të miratuar nga Kuvendi. Me anë të një deklarate të përbashkët, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë dhe Forumi i Grave Gjyqtare njoftojnë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit.
Katër organizata shprehin bindjen e plotë në integritetin e procesit kushtetues dhe besimin se Gjykata Kushtetuese do të rivendosë standardet kushtetuese të cenuara. Ata theksojnë se kjo çështje nuk ka të bëjë me interesa financiare, siç është tentuar, në mënyrë të shtrembëruar, t’i paraqitet opinionit publik gjatë gjithë këtij procesi. Sipas organizatave, çështja lidhet me respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, garantimin e pavarësisë së organeve të drejtësisë dhe mbrojtjen e themeleve të shtetit të së drejtës.
Deklarata:
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë dhe Forumi i Grave Gjyqtare të Shqipërisë shprehin vendosmërinë e tyre për të vijuar ndjekjen e procesit kushtetues lidhur me pagat e magjistratëve.
Me keqardhje kemi ndjekur procedurën parlamentare për miratimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”. Që në fillim, kjo procedurë është karakterizuar, në vlerësimin tonë, nga shkelje të kërkesave kushtetuese, duke nisur nga miratimi i projektligjit përtej afatit kushtetues, mungesa e një analize financiare nga Këshilli i Ministrave, mungesa e konsultimit efektiv dhe dëgjimi tërësisht formal i grupeve të interesit dhe, në fund, hyrja e menjëhershme në fuqi e ligjit.
Shoqatat tona mbeten të palëkundura në qëndrimin e tyre për rivendosjen e të drejtave kushtetuese të magjistratëve, të cilat janë cenuar haptazi nga ligji i miratuar në orët e mesnatës. Në këtë kuadër, informojmë opinionin publik se, me të njëjtën urgjencë me të cilën ky projektligj u shqyrtua, u miratua dhe u dekretua, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin e zbatimit të ligjit, shfuqizimin e tij si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe shqyrtimin e çështjes me përparësi.
Kjo kërkesë bëhet e domosdoshme pasi, përmes këtij ligji, cenohet jo vetëm statusi financiar i magjistratëve, i cili është i lidhur ngushtësisht me garantimin e pavarësisë së tyre, por edhe vetë themelet e shtetit të së drejtës, për shkak të mosrespektimit të hapur të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Shoqatat tona shprehin bindjen e plotë në integritetin e procesit kushtetues dhe besimin se Gjykata Kushtetuese do të rivendosë standardet kushtetuese të cenuara. Kemi besimin e plotë se do të jetë pikërisht procesi kushtetues ai që do të sqarojë çështjet e ngritura dhe do të hedhë poshtë përpjekjet për të diskredituar magjistratët dhe kërkesat e tyre legjitime.
Theksojmë edhe një herë se kjo çështje nuk ka të bëjë me interesa financiare, siç është tentuar, në mënyrë të shtrembëruar, t’i paraqitet opinionit publik gjatë gjithë këtij procesi. Ajo lidhet me respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, garantimin e pavarësisë së organeve të drejtësisë dhe mbrojtjen e themeleve të shtetit të së drejtës. Për mbrojtjen e këtyre parimeve dhe vlerave kushtetuese, shoqatat tona mbeten të palëkundura dhe do të përdorin çdo mjet ligjor që Kushtetuta dhe ligji u vënë në dispozicion.
Ngërçi me pagat në gjyqësor
Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë u përshkallëzua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, në përputhje me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese. Pas skadimit të afatit, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosën që, nga 1 gushti, paga referuese të llogaritej mbi bazën e 222 mijë e 425 lekëve, duke i shtuar edhe 14 mijë lekë për kualifikimin. Megjithatë, Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat sipas kësaj formule, me argumentin se përcaktimi i pagave të magjistratëve dhe administratës së drejtësisë është kompetencë e Kuvendit./Dosja.al
shoqatat e gjyqtarëve gjykata kushtetuese
Aktualitet
18 Shtator 2026, 14:50
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Ermal Jauri është emëruar drejtor i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Siguris...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 14:39
E.d
Pamje
ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një një automjet është përplasur me barrierat m...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 14:31
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Ligji që ndryshon mënyrën e përcaktimit të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili u co...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 13:50
E.d
Ergys Agasi
TIRANA- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eno Agsin kushëririn e Ergys Agasit, i cili dyshohet se largoi 950...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 13:43
E.d
Pamje
LIBRAZHD- Një aksident rrugor ka nodhur pak minuta më parë në aksin Elbasan-Librazhd, në zonën e Labinot Fushës, k...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 13:18
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 25-vjeçar është dërguar ...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 13:09
E.d
Jakup Krasniqi
PRISHTINA- Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi i është bashkuar protestës së mbajtur sot në sheshin në...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 13:02
E.d
Klestor Veseli
PRISHTINA- Djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli po merr pjesë në protestën e cila po zhvillohet në...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 12:42
E.d
Bledar Bakaj
TIRANA- Ish-bashkëshortja e Bledar Bakajt, dajës së Zegjine Çaushit, i akuzuar se ka abuzuar me ish bashkëjetu...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 12:28
E.d
DURRËS- Skandali me rastit e postës së Durrësit, i cili u zbulua pak kohë më parë vijojn të ndiqet nga skandale të...