AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Ekonomia progresiste po jep rezultate

Duke harmonizuar përgjegjësinë fiskale me rritjen ekonomike dhe zhvillimin shoqëror, qeveritë progresiste në Brazil dhe Spanjë kanë përmirësuar jetën e miliona njerëzve, duke rrëzuar njëherësh një bindje të vjetër: se konservatorët janë më të zotë në drejtimin e ekonomisë. Fakti që një model alternativ me rezultate kaq të prekshme po shfaqet pikërisht tani nuk mund të ishte më domethënës.

Dario DuriganCarlos CuerpongaDario DurigandheCarlos Cuerpo
48 seconds më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
26.04.2023 foto oficial com o presidente de governo da espanha, pedro sánchez (52847863714)
Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, gjatë një takimi me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez. Foto: Wikipedia.

Pak ide janë aq të vështira për t’u zhdukur sa bindja se qeveritë e djathta dinë ta menaxhojnë më mirë ekonominë, ndërsa qeveritë progresiste e keqadministrojnë atë. Por kjo bindje mbështetet në një pikëpamje të ekonomisë që e anashkalon qëndrueshmërinë e rritjes dhe nuk përputhet me bilancin real të qeverive konservatore.

Në të vërtetë, në vend pas vendi, eksperimenti neoliberal i katër dekadave të fundit ka sjellë zgjerim të deficiteve publike, thellim të pabarazive, kriza të përsëritura financiare dhe ekonomi më të brishta. Dhe, herë pas here, qeveritë e majta janë detyruar të përballen me pasojat dhe të riparojnë dëmet e lëna pas.

Megjithatë, një pjesë e së majtës ua ka lënë konservatorëve meritën për rritjen ekonomike, qëndrueshmërinë fiskale dhe stabilitetin e çmimeve, ndonëse faktet tregojnë se forcat progresiste i kanë mbrojtur këto objektiva në mënyrë më të qëndrueshme. Këto gabime të panevojshme kanë dëmtuar besueshmërinë e së majtës te qytetarët, të cilët kërkonin diçka fare të thjeshtë: të kishin një vend pune, të ngrinin një biznes dhe të përmirësonin jetën e tyre.

Dy qeveritë tona kanë ndjekur një qasje tjetër. Në Brazil, pas largimit të një qeverie të djathtë, administrata e Presidentit Luiz Inácio Lula da Silva e riktheu vendin në rrugën e përgjegjësisë fiskale dhe drejtësisë sociale, nga e cila qeveria e mëparshme ishte larguar.

Rritja e transparencës, zgjerimi i politikave sociale dhe heqja e lehtësimeve tatimore që u shërbenin në mënyrë disproporcionale grupeve të mëdha korporative kanë dhënë rezultate të prekshme. Papunësia ka zbritur në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë, të ardhurat e familjeve po rriten dhe miliona njerëz po dalin nga varfëria.

Një tablo e ngjashme paraqitet edhe në Spanjë. Qeveria e kryeministrit Pedro Sánchez ka shënuar një nga normat më të larta të rritjes ekonomike ndër ekonomitë e mëdha të zhvilluara për tre vite radhazi, ndërsa ka ulur deficitin në nivelin më të ulët të regjistruar në gati dy dekada. Punësimi ka arritur nivele rekord: Spanja përbën pesë nga çdo dhjetë vende të reja pune të krijuara në eurozonë, ndërsa reformat strukturore po përmirësojnë cilësinë e vendeve të punës, produktivitetin dhe inovacionin.

Mësimi është i njëjtë në të dyja rastet. Me kombinimin e duhur të politikave të guximshme dhe ambicioze, përgjegjësia fiskale, rritja ekonomike dhe programet e zhvillimit social nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën; përkundrazi, ato e përforcojnë njëra-tjetrën. Ky është drejtimi alternativ që i nevojitet botës në një kohë kur politikëbërësit po u japin gjithnjë e më shumë përparësi interesave të ngushta të tregjeve dhe financave, në dëm të së mirës së përbashkët.

Global Council on Neë Economics for the 21st Century, një forum ku marrin pjesë ekonomistë të njohur që punojnë për promovimin e këtij modeli të ekonomisë progresiste, u krijua për të hartuar dhe nxitur politika të qëndrueshme për një botë në transformim. Fillimisht i organizuar nga Spanja, Këshilli do të zhvillojë në tetor takimin e tij të parë fizik, një mbledhje që premton të jetë një hap i rëndësishëm drejt tejkalimit të qasjeve ortodokse ekonomike, të cilat kanë dështuar t’u shërbejnë shumicës së njerëzve në botë.

Ky dështim nuk duhet të vazhdojë. Tri transformimet e mëdha që janë aktualisht në zhvillim – demografik, ekologjik dhe digjital – kërkojnë ekonomi më të drejta, më produktive, më të qëndrueshme përballë krizave dhe më sovrane. Tranzicioni demografik, për shembull, po ushtron presion mbi sistemet e mbrojtjes sociale në të dyja anët e Atlantikut. Spanja ka një nga popullsitë më të moshuara në botë, ndërsa Brazili po i afrohet fundit të dividendit demografik që ka nxitur zhvillimin e tij.

Përgjigjja e së djathtës ndaj kësaj sfide është shkurtimi i përfitimeve sociale, duke ia kaluar barrën atyre që kanë më pak mundësi për ta përballuar. Qasja jonë është të rrisim produktivitetin dhe të ndërtojmë sisteme tatimore më të drejta dhe më progresive. Brazili sapo ka miratuar një reformë të tatimit mbi të ardhurat që përjashton nga tatimi 15 milionë punonjës me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ndërsa vendos një kontribut minimal efektiv për personat me të ardhura shumë të larta. Në mënyrë të ngjashme, Spanja i taksoi fitimet e jashtëzakonshme të kompanive energjetike dhe bankave për të financuar masat e saj në përgjigje të rritjes së inflacionit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Ajo ka qenë gjithashtu ndër vendet pioniere në vendosjen e një takse mbi pasuritë e mëdha.

Meqë tranzicioni ekologjik po shndërrohet në themelin e zhvillimit të shekullit XXI, Brazili zotëron asete strategjike të pakrahasueshme, ndër të cilat pylli më i madh tropikal në botë, rezervat më të mëdha të ujërave të ëmbla dhe një strukturë të fuqishme të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. Administrata e Lula-s e ka bërë mbrojtjen e Amazonës një shtyllë të politikës së jashtme braziliane, jo për të hequr dorë nga zhvillimi, por për të garantuar që ai të jetë i qëndrueshëm në afat të gjatë.

Spanja, nga ana e saj, është një nga udhëheqëset botërore në fushën e energjisë së pastër. Burimet e rinovueshme prodhojnë më shumë se gjysmën e energjisë elektrike të vendit, ndërsa Spanja renditet e dyta në botë për investimet e reja në këtë sektor. Varësia e reduktuar nga hidrokarburet i ka mbrojtur tashmë familjet nga një pjesë e ndikimit të luftës në Iran dhe ka ulur kostot e energjisë elektrike për industrinë.

Së fundi, tranzicioni digjital do të përcaktojë gjithnjë e më shumë kushtet e jetesës së brezave të ardhshëm. Megjithatë, në gjendjen e tanishme, një grusht kompanish kontrollojnë infrastrukturën teknologjike mbi të cilën mbështeten ekonomitë dhe demokracitë tona. Siç ka paralajmëruar Papa Leoni XIV, ky përqendrim mbart rreziqe serioze të çnjerëzimit, sepse kompanitë teknologjike synojnë maksimizimin e kthimit për aksionarët, në vend që të vendosin në qendër kohezionin shoqëror apo integritetin demokratik.

Pikërisht për këtë arsye, Brazili po ndërthur rregullimin e platformave digjitale me mbështetjen për qendrat e të dhënave dhe një kuadër për inteligjencën artificiale të bazuar në vlerësimin e rrezikut. Ndërsa Spanja ka propozuar ndalimin e aksesit në rrjetet sociale për personat nën moshën 16 vjeç. Të dyja vendet po kërkojnë më shumë përgjegjësi nga platformat e mëdha dhe po mbështesin zhvillimin e inteligjencës artificiale që respekton dinjitetin, autonominë dhe barazinë.

Bota në të cilën jetojmë sot nuk është ajo që synuam të ndërtonim. Lufta dhe ekstremizmi janë rikthyer, ndërsa multilateralizmi po çmontohet, teksa fuqitë e mëdha ndjekin politika tarifore të njëanshme, e përdorin aksesin në tregje si mjet presioni dhe e zëvendësojnë diplomacinë me kërcënime. Kjo i dëmton të gjithë.

Si ministra të financave, përgjegjësia jonë është të këmbëngulim që mosmarrëveshjet ndërmjet vendeve të zgjidhen përmes dialogut dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Nënshkrimi i fundit i marrëveshjes BE-Mercosur – marrëveshja më e madhe e këtij lloji në histori për nga PBB-ja e kombinuar dhe një marrëveshje në të cilën të dyja qeveritë tona luajtën një rol qendror – është një shprehje konkrete e këtij angazhimi.

Lula ka synuar të mbajë të hapura kanalet e komunikimit me të gjithë aktorët, duke refuzuar rreshtimet automatike dhe duke këmbëngulur se Jugu Global ka zërin e vet. Në mënyrë të ngjashme, Sánchez ka mbrojtur të drejtën ndërkombëtare përballë veprimeve të njëanshme dhe ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian të ndjekë një autonomi më të madhe strategjike. Të dyja qeveritë kanë treguar se politikat progresiste nuk janë vetëm të mira për ekonominë; ato kontribuojnë gjithashtu në krijimin e shoqërive më të qëndrueshme dhe më të drejta.

Disa prej nesh vazhdojnë t’i japin përparësi logjikës së ligjit ndaj logjikës së forcës, qeverisjes shumëpalëshe ndaj fragmentimit dhe sovranitetit digjital në shërbim të njerëzve të zakonshëm ndaj përqendrimit të pushtetit teknologjik. Masa e vërtetë e progresizmit nuk do të gjendet në fjalime, por në kushte më të mira pune, banesa të përballueshme dhe akses në një arsim që hap mundësi reale. Tani, më shumë se kurrë, njerëzit kanë nevojë t’i shohin qeveritë e tyre të qëndrojnë në krah të tyre.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Progressive Economics Is Delivering

Etiketa: BraziliLuiz Inácio Lula da SilvaPedro SanchezSpanja
26.04.2023 foto oficial com o presidente de governo da espanha, pedro sánchez (52847863714)

Ekonomia progresiste po jep rezultate

15:18 | 18/09/2026
kanabis i sekuestruar në rinas

Nga Lazarati te Kanadaja: Si po ndryshon trafikimi i kanabisit në Shqipëri

07:16 | 18/09/2026
whatsapp image 2026 09 17 at 2.57.01 pm

Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve ngre shqetësim për mos zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve

18:43 | 17/09/2026
kosovo thaci verdict birn e1789646588683 1536x896

Vendimi për Kosovën pasqyron përparësitë strategjike të Perëndimit, jo synimin për drejtësi

17:54 | 17/09/2026
“Fakt i pamjaftueshëm”: Si e mbylli ILD hetimin disiplinor ndaj tre anëtarëve të KLP

ILD kërkon procedim disiplinor për një prokurore dhe një gjyqtare

17:32 | 17/09/2026
photo 2026 09 17 13 35 30

Protesta përpara Kuvendit zhvillohet mes tensioneve, policia shoqëron disa qytetarë

16:34 | 17/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.