AKTUALITET /

Desada Metaj denoncon Celibashin për mesazhe intimiduese, reagon Asociacioni i gazetarëve

Në një status në rrjetet sociale, Metaj, shkruan se është kontaktuar personalisht nga kryetari i KQZ-së, z. Ilirjan Celibashi, lidhur me këto shkrime.

Shkruar nga Versus

Desada Metaj denoncon Celibashin për mesazhe intimiduese, reagon

Gazetarja Desada Metaj, ka denoncuar kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi se i ka dërguar mesazhe intimiduese në lidhje me shkrimet e bëra ndaj institucionit që ai drejton.

Në një status në rrjetet sociale, Metaj, shkruan se është kontaktuar personalisht nga kryetari i KQZ-së, z. Ilirjan Celibashi, lidhur me këto shkrime.

“I kam bërë të qartë se VNA është e gatshme të publikojë çdo sqarim zyrtar të KQZ-së për procedurat e tenderit, për aq kohë sa ai sqarim vjen institucionalisht dhe lidhet me faktet e publikuara. Por një sqarim i tillë nuk erdhi”, shkruan më tej gazetarja duke vijuar se ka mësuar se z. Celibashi ka thirrur në zyrë subjektin që nuk ka fituar tenderin.

“Pas këtij takimi, pronari i këtij subjekti, Granit Gjana, më ka telefonuar për të më thënë se z. Celibashi i kishte kërkuar të më kontaktonte, me qëllim që unë të mos merresha më me të.

Ndërkohë, z. Celibashi më ka dërguar mesazhe dhe më ka telefonuar me një gjuhë që, për mendimin tim, nuk i shkon një zyrtari të lartë shtetëror, aq më pak drejtuesit të institucionit që administron zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë”, thotë gazetarja Desada Metaj.

Në lidhje me këtë, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve i cili ka shprehur mbështetjen ndaj  gazetares Desada Metaj.

Desada Metaj denoncon Celibashin për mesazhe intimiduese, reagon

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është njohur me pretendimet e gazetares Desada Metaj, sipas së cilës, pas publikimit nga VNA të dy shkrimeve investigative mbi një procedurë tenderimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ajo është përballur me telefonata dhe mesazhe nga kreu i KQZ-së, z. Ilirjan Celibashi, si dhe me një përpjekje për ta kontaktuar përmes një subjekti të përfshirë në tender.

Çdo zyrtar publik ka të drejtën të kundërshtojë një raportim, të paraqesë dokumente dhe të kërkojë korrigjimin e pasaktësive. Megjithatë, komunikimi duhet të jetë institucional, transparent dhe pa gjuhë apo veprime që mund të perceptohen si presion ndaj gazetarëve. Përpjekja për të ndikuar nëpërmjet personave të tretë, , është e papranueshme dhe cenon rëndë pavarësinë editorial”, thuhet në reagimin e ASGSH-së.

Poll