Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

Njerëzit e pyesin përse nuk boton një libër, Samir Mane: Tani, po punoj që Grupi BALFIN të jetë një nga korporatat më të suksesshme evropiane

Shkruar nga Newsbomb

 

Sipërmarrësi dhe drejtuesi i grupit të madh BALFIN, Samir Mane ka bërë një shënim të shkurtër në llogarinë e tij dhe u përgjigjet të gjithë atyre që e pyesin, se përse nuk boton një libër ku të tregojë rrugëtimin e tij në botën e biznesit.

Mane, një nga biznesmenët më të mëdhenj të vendit dhe drejtues i kompanive që shtrihen tashmë nga Shqipëria në Europë e deri në Amerikë, thotë se momentalisht është i angazhuar për zhvillimin e Grupit BALFIN.

Megjithatë, ai zbulon se po mbledh histori dhe një ditë do të botoj një libër "për mendjet brilante që kam takuar gjatë rrugëtimit tim, për ata që më kanë bërë të qesh dhe për ata që më kanë treguar se si duket joprofesionalizmi."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

"Një ditë, e gjitha kjo do të hidhet në letër", përmbyll sipërmarrësi i njohur Samir Mane, duke konfirmuar ambicien për ta shndërruar Grupin BALFIN, një nga korporatat më të suksesshme evropiane.

Një vit më parë, Samir Mane u rendit në listën e miliarderëve botërorë nga prestigjozja Forbes, duke u bërë kështu biznesmeni i parë në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor pjesë e kësaj liste. Pasuria e tij është vlerësuar 1.4 miliardë dollarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese