Krim në familje/ I moshuari godet me thikë gruan, humb jetën në spital. Shoqërohet dhëndëri i tyre në Polici
Krimi brenda familjes, policia jep detajet: Autori në kërkim 19 Shtator, 12:23 EMRAT+DETAJE/ Burri vrau gruan në...
Krimi brenda familjes, policia jep detajet: Autori në kërkim 19 Shtator, 12:23 EMRAT+DETAJE/ Burri vrau gruan në...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
Ndizen tensionet në Prishtinë pak para nisjes së protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesë...
Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë 18 Shtator, 09:17 “Je...
Sipas zyrtares më të lartë të Thesarit në sistem këto pagesa vijojnë të jenë ende të paguara, por një urdhër i marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, që drejtohet nga Petrit Malaj, ka sjellë bllokimin e rrjedhjes së pagesave në llogaritë bankare të punonjësve.
TIRANË- Përgjegjësja e Thesarit Tiranë, Elmira Elmira Peti, është marrë sot në pyetje nga prokuroria e Posaçme SPAK, duke deklaruar para oficerëve të BKH-së, se nuk ka kryer asnjë abuzim me detyrën dhe shkelje ligjore.
Në rrëfimin e saj, Peti, ka pohuar se pagesat e muajit Gusht 2026 për administratën civile dhe magjistratët prokurorë dhe gjyqtarë, ajo i kishte kryer.
Sipas zyrtares më të lartë të Thesarit në sistem këto pagesa vijojnë të jenë ende të paguara, por një urdhër i marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, që drejtohet nga Petrit Malaj, ka sjellë bllokimin e rrjedhjes së pagesave në llogaritë bankare të punonjësve.
Për të verifikuar dëshminë e Elmira Petis, SPAK ka kryer kçyrjen e sistemit elektronik të pagesave në Thesarin e Shtetit, ku rezultoi se pagat për gjyqtarë dhe prokurorë, përfshirë dhe administratën civile, ishin paguar.
Mirëpo në momentet e fundit, Gentian Këri, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, vendosi të urdhërojë bllokimin e tyre.
Sot e kësaj disa pjesa dërrmuese e pagave për muajin Gusht 2026 për pjesën më të madhe të gjykatave dhe prokurorive të vendit, nuk kanë kaluar.
Për shkak të këtij urdhëri, Gentian Këri, është marë në pyetje duke deklaruar se pagesat janë bllokuar për shkak se në ministrinë e Financave, kishte mbëritur projekt-ligji me qëllim zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij në momentin që do hyjë në fuqi ligji për rritjen e pagave për gjyqtarë e prokurorë, menjëherë pagesat do lirohen. Vetëm 3 institucione kanë marë pagesën në kohë, si prokuroria e posaçme SPAK, Gjykata Kushtetuese dhe Shkolla e Magjistraturës.
Kjo pasi këto 3 institucione kanë çuar zëra të vjetër të referencës financiare dhe jo ato të parashikuara nga gjykata Kushtetuese dhe reflektuara më pas me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Pas përplasjes për pagat, 18 drejtues gjykatash dhe dy krerë të shoqatave të gjyqtarëve e prokurorëve kallëzuan në SPAK ministrin e Financave, Petrit Malaj, sekretarin e përgjithshëm të ministries, Gentian Këri dhe drejtuesve të degëve të Thesarit në 14 rrethe.
Ndërkohë në orët e vona të mëngjesit të sotëm, maxhoranca miratoi e vetme projekt-ligjin për statusin e gjyqtarit, i cili parashikon një rritje të pagës referuese me rreth 8,500 lekë sa 0.02 për qind, e pagës së Presidenti.
Një rritje kjo, disa herë më pak se paga baza referuese prej 222 mijë lekësh dhe 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin që kishte përcaktuar Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas përfundimit të afatit nga Gjykata Kushtetuese.
Projekt-ligji, i cili u hodh për votim në orët e vona të natës kaloi me 84 vota pro të maxhorancës, ndërsa 24 deputetë të PD votuan kundër.
Po kështu qeveria ka përllogaritur edhe 1.5 miliardë lekë detyrime të prapambetura nga prilli 2023, të cilat do të shlyhen me këste brenda dy viteve.
Kuvendi miratoi formulën e re për pagat e magjistratëve, por përplasja mes qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë vijon tashmë në rrugë gjyqësore./Syri.net
foto ilustruese TIRANË- Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kundërshtuar formulën e re të pagave t...
Foto ilustruse TIRANA- Ermal Jauri është emëruar drejtor i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Siguris...
Pamje ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një një automjet është përplasur me barrierat m...
Foto ilustruse TIRANA- Ligji që ndryshon mënyrën e përcaktimit të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili u co...
Ergys Agasi TIRANA- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eno Agsin kushëririn e Ergys Agasit, i cili dyshohet se largoi 950...
Pamje LIBRAZHD- Një aksident rrugor ka nodhur pak minuta më parë në aksin Elbasan-Librazhd, në zonën e Labinot Fushës, k...
Foto ilustruse SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 25-vjeçar është dërguar ...
Jakup Krasniqi PRISHTINA- Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi i është bashkuar protestës së mbajtur sot në sheshin në...
Klestor Veseli PRISHTINA- Djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli po merr pjesë në protestën e cila po zhvillohet në...
Bledar Bakaj TIRANA- Ish-bashkëshortja e Bledar Bakajt, dajës së Zegjine Çaushit, i akuzuar se ka abuzuar me ish bashkëjetu...