Lifestyle
Romstekë – Tradita e dikurshme nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Ilustrim · Vizion Plus
Romstekë – Tradita e dikurshme nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Përbërësit:
- 1 kg mish viçi i grirë
- 1 vezë
- 3 feta bukë
- 3 lugë vaj ulliri
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Rigon
- 2 thelpinj hudhër
- 1 qepë
Për lyerjen e romstekëve:
- 3 vezë
- Miell
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Zbusim bukën me pak ujë ose qumësht dhe e shtrydhim mirë.
Përziejmë mishin e grirë me vezën, bukën, vajin e ullirit, hudhrën dhe erëzat.
Formojmë romstekët në formë të rrumbullakët dhe pak të shtypur.
I kalojmë fillimisht në miell dhe më pas në vezët e rrahura.
I skuqim në vaj të nxehtë, derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët.
I shërbejmë të ngrohta, me limon, sallatë ose patate.




