web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat e Ahmetajt për trafik armësh/ Mediu: Duhet të kryhet hetim

18 Shtator 2026, 16:33, Aktualitet CNA

Akuzat e Ahmetajt për trafik armësh/ Mediu: Duhet të kryhet hetim

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka komentuar audiopërgjimet e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për trafik armësh.

Gjatë një interviste, Mediu është shprehur se duhet të kryhet një hetim dhe se akuzat duhet të adresohen.

“Nëse ka qoftë dhe një thashethem, duhet të kryhet hetim. Ka një urdhër ministri, që çdo shitje municioni raportohet tek presidenti e kryeministri.

Ne kemi pasur fabrikë, që të prodhojmë kallashnikovë në Gramsh, ka pasur prodhim municione dhe në Poliçan. E dëgjoj këtë modernizimin e forcave ushtarake. Kur investon në mbrojtje, duhet të shikosh sesa fiton nga ky investim. Akuzat për trafik armësh duhet të adresohen. Çdo dritë-hije që krijohet në fushën e mbrojtjes, mund të krijojë probleme me NATO-n dhe me Samitin që do mbahet në Tiranë.

Akuzat duhet të sqarohen. Unë uroj mos ketë probleme, por nëse ka dritë-hije, duhet të shikohet gjithçka. Nuk mund të ecim me pikëpyetje. Te KAYO nuk kuptoj sesi e bën partneritetin me privatin, por këto kompani private duhet të jenë të certifikuara.

Kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë konfidenciale duhet të ketë raportime nga Ministria e Mbrojtjes për këto çështje”, tha Mediu./ CNA





Lajmet e fundit nga