18 Shtator 2026, 16:37
Nga E. D
pamjet
FILIPINE- Tre persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një shkollë të mesme në Banga, në provincën Cotabato të Jugut, në Filipinet jugore. Ngjarja ndodhi të premten pasdite në Shkollën e Mesme Kombëtare Banga.
Sipas kryebashkiakut të Bangës, Albert Palencia, dy prej viktimave ishin nxënës 14-vjeçarë, ndërsa personi i dyshuar për të shtënat ishte 16 vjeç dhe ndodhet gjithashtu mes të vdekurve. Ndërkohë, katër prej të plagosurve janë në gjendje kritike.
Sipas kryebashkiakut, 16-vjeçari kishte paralajmëruar disa miq gjatë drekës se pas pushimit do të zbatonte një plan, por ata nuk e kishin marrë seriozisht, pasi e njihnin si një person që bënte shpesh shaka. Pas drekës, ai hapi zjarr ndaj nxënësve.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se më pas 16-vjeçari i dha fund jetës. Pas incidentit, mësimi është pezulluar në të gjitha nivelet në komunën e Bangës. Kryqi i Kuq i Filipineve njoftoi se u vu në dijeni për ngjarjen rreth orës 14:00 dhe dërgoi një ambulancë me katër ndihmës mjekësorë në vendngjarje.
Sakaq policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e të shtënave. Ky është rasti i tretë me të shtëna vdekjeprurëse në një shkollë në Filipine që nga qershori. Në qershor, tre nxënës u vranë në një shkollë në Filipinet qendrore, ndërsa në gusht një nxënës qëlloi për vdekje një bashkëmoshatar./Dosja.al
filipine
Bota
18 Shtator 2026, 16:34
G.M
Emmanuel Macron
FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se sulmet hibride të lidhura me Rusinë ndaj vendeve evropiane nu...
Bota
18 Shtator 2026, 16:02
G.M
Emigrantët në Ceuta
SPANJË- Momente tensioni janë shënuar këtë të premte në rrugët e Ceutës, ku...
Bota
18 Shtator 2026, 15:33
G.M
Emmanuel Macron
FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Franca do të thërrasë një samit të G7 të fokusuar te &...
Bota
18 Shtator 2026, 15:31
G.M
Pamje nga lart e funeralit të mbajtur për nxënësit e vrarë gjatë sulmeve në Minab më 28 shkurt.
Shtëpia e Bard...
Bota
18 Shtator 2026, 15:15
G.M
Michael Martin dhe Andy Burnham
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Andy Burnham dhe homologu i tij irlandez Michael Martin kanë riafirmuar angazh...
Bota
18 Shtator 2026, 14:23
I.A
Milojko Spajic
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic, ka prezantuar modelin e ri qeveritar për rritjen e pagave, të quajtur ...
Bota
18 Shtator 2026, 14:24
E.d
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do t’i anashkalojë Serbinë...
Bota
18 Shtator 2026, 10:50
E.d
Foto ilustruse
KUBA- Qeveria amerikane ka vendosur sanksione të reja kundër Kubës, duke synuar minierat e metaleve, meta...
Bota
18 Shtator 2026, 10:27
E.d
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, paralajmëron për një "plan rus&rdqu...
Bota
18 Shtator 2026, 10:24
E.d
Foto ilustruse
Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, prezantoi një plan që synon t'i mbrojë fëmijët nga rreziqet...