web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmërimi i Ramës për furnitorët dhe supermarketet/ Bozdo: Kur s’ke çfarë t’i bësh gomarit, i bie samarit

18 Shtator 2026, 16:48, Aktualitet CNA

Paralajmërimi i Ramës për furnitorët dhe supermarketet/

Deputeti i PD-së Enno Bozdo ka reaguar për takimin e kryeministrit Edi Rama me furnitorët dhe përfaqësuesit e supermarketeve.

Sipas Bozdos në këtë rast veln shprehja: Kur s’ke ç’ti bësh gomarit, i bie samarit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Bozdo thekson se, në industrinë ushqimore, Shqipëria nuk prodhon më thuajse asgjë pasi në qeverisjen e Ramës është shkatërruar së bashku me bujqësinë dhe blegtorinë.

“Rama pronarëve të supermarketeve: fajin e keni ju që çmimet e ushqimeve janë rritur!

Gati grupi armiqësor i radhës, apo kur "s'ke ç'ti bësh samarit dhe i bie gomarit"

Po hë pra, si është e mundur që në Shqipëri, në vendin më të varfër të Evropës, çmimet e shportës ushqimore janë 5% më të shtrenjta se në Evropë!

Ke të drejtë kur thua që zhvlerësimi i euros duhej, të paktën teorikisht, të sillte ulje të çmimeve në përgjithësi. Por ata që ta kanë thënë këtë gjë, kanë "harruar" të të thonë se kjo vlen për tregjet konkurruese.

Sepse për tregun shqiptar, ku dominojnë oligopolet që ti vetë i dhe mundësi të lulzojnë, sigurisht diçka e rillë nuk vlen.

Prandaj mos u merr me supermarketet, po shiko faktin se në industrinë ushqimore, Shqipëria nuk prodhon më thuajse asgjë. Ajo, nën qeverisjen tënde-dhe me kujdesin tënd të veçantë, është shkatërruar së bashku me bujqësinë dhe blegtorinë.

90% të atyre që konsumojmë vijnë nga jashtë, dhe këto linja furnizimi importuese i kontrollon Oligopoli.

Edhe diçka tjetër. Në çdo treg, absolutisht kudo, është e njëjta situatë e kapjes nga klientët e pushtetit!

Prandaj, shiko samarin, se gomari i gjorë jo vetëm s'të ka faj, por është duke vdekur!”, shkruan Bozdo./ CNA





Lajmet e fundit nga