Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së/ Çfarë kishte deklaruar Simmons për gjyqtarin Charles Smith

    Lady Gaga bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

    Kaos në Ceuta/ Mijëra emigrantë vërshojnë në rrugë për një vend në kampin e ri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së/ Çfarë kishte deklaruar Simmons për gjyqtarin Charles Smith
    Kosovë

    81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së/ Çfarë kishte deklaruar Simmons për gjyqtarin Charles Smith

    September 18, 2026

    Gjyqtari Charles L. Smith III, i cili kryesoi trupin gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës që më 16 shtator shpalli aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka një përvojë të mëparshme në sistemin e drejtësisë në Kosovë, ku ka shërbyer si gjyqtar ndërkombëtar i EULEX-it.

    Trupi gjykues i kryesuar nga Smith dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, Rexhep Selimin me 13 vjet dhe Jakup Krasniqin me 25 vjet, në një total prej 81 vitesh burgim. Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.

    Përpara angazhimit të tij në Dhomat e Specializuara, Smith shërbeu në Kosovë si gjyqtar i EULEX-it nga viti 2010 deri në vitin 2013. Gjatë kësaj periudhe ai ishte pjesë edhe e Gjykatës Supreme të Kosovës dhe mbajti role drejtuese në strukturën e gjyqtarëve të misionit evropian.

    Emri i tij u bë publik në vitin 2021 në kuadër të akuzave të ngritura nga Malcolm Simmons, ish-gjyqtar i EULEX-it dhe ish-kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të këtij misioni. Simmons pretendoi se në disa raste kishte pasur ndërhyrje politike në proceset gjyqësore të EULEX-it, duke përmendur në mënyrë të veçantë çështjen “Kleçka”, ku ndër të akuzuarit ishte ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj.

    Sipas deklarimeve të Simmonsit dhe një emaili të vitit 2013, të publikuar më vonë, Smith i kishte kërkuar që çështja “Kleçka” të caktohej për gjykim sa më shpejt, duke iu referuar një sërë arsyesh, “shumica” e të cilave, sipas formulimit të emailit, ishin politike. Dokumenti është përfshirë edhe në deklaratën e Simmonsit.

    Në një deklaratë të publikuar në vitin 2021, Simmons tha se, pasi ishte caktuar në trupin gjykues të çështjes, Smith i kishte thënë se misioni “varej shumë” nga rezultati i saj dhe se priste dënime. Simmons pretendoi gjithashtu se i ishte lënë të kuptonte se pozicioni i tij mund të vihej në rrezik nëse të pandehurit nuk do të dënoheshin.

    Simmons deklaroi se shqetësimet e tij për këtë komunikim i kishte përcjellë edhe përfaqësuesve britanikë në Kosovë. Në një email të 11 korrikut 2013 drejtuar një zyrtari britanik, ai përmendi një bisedë me Smith dhe pretendoi se ky i fundit i kishte thënë se misioni priste dënime.

    Simmons ka pretenduar gjithashtu se rasti “Kleçka” nuk ishte i vetmi proces ku Smith kishte tentuar të ndikonte. Në deklarimet e tij ai përmendi edhe një çështje tjetër penale të profilit të lartë dhe tha se Smith kishte komunikuar me gjyqtaren që kryesonte trupin gjykues, duke i sugjeruar edhe shqiptimin e një dënimi me burgim. Këto janë pretendime të Simmonsit dhe nuk përbëjnë, në vetvete, një konstatim gjyqësor se Smith ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme.

    EULEX i ka kundërshtuar akuzat e Simmonsit, duke deklaruar se gjyqtarët dhe prokurorët e misionit vepronin në mënyrë autonome dhe të pavarur dhe se procedurat zhvilloheshin në përputhje me ligjin. Për akuzat e Simmonsit është raportuar gjithashtu se EULEX i konsideronte ato të njëanshme dhe të pambështetura.

    Edhe Dhomat e Specializuara të Kosovës, kur u pyetën për pretendimet e Simmonsit lidhur me Smithin, deklaruan se nuk komentonin pretendime të ngritura prej tij në kuadër të çështjeve që lidhen me marrëdhënien e tij të punës me EULEX-in dhe autoritetet britanike.

    Pas aktgjykimit të 16 shtatorit, Fatmir Limaj iu rikthye debatit për integritetin e gjyqtarëve dhe përvojës së tij me proceset e zhvilluara gjatë periudhës së EULEX-it.

    “Mos harroni, veç tash dy ditë flitet për gjyqtarët e komprometuar, unë i kam përjetuar ato raste. Pesë raste së paku dhe veç tani nis të përmendet karakteri e integriteti personal i gjyqtarit. A po shihni sa është i rëndësishëm integriteti personal i një gjyqtari?”, deklaroi Limaj para mediave.

    Ai vijoi duke pretenduar se një gjyqtar që, sipas tij, kishte zbatuar “vendime e urdhra politikë” gjatë kohës së tij në Kosovë, kishte kryesuar tashmë trupin gjykues që dha aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Pretendimet e Simmonsit për ndërhyrje në çështjet e EULEX-it datojnë prej vitit 2013 dhe janë bërë publike në vitet pasuese. Ato kanë qenë pjesë e një debati më të gjerë mbi funksionimin e misionit evropian në Kosovë, ndërsa EULEX i ka mohuar akuzat për ndërhyrje politike në proceset gjyqësore.

    BURG Charles Smith Simmons
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së/ Çfarë kishte deklaruar Simmons për gjyqtarin Charles Smith

    September 18, 2026

    Lady Gaga bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

    September 18, 2026

    Kaos në Ceuta/ Mijëra emigrantë vërshojnë në rrugë për një vend në kampin e ri

    September 18, 2026

    Sulmet në Arabinë Saudite/ Goditet një avion italian F-2000, Crosetto: Personeli ynë është i sigurt

    September 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.