Raphinha vendos për të ardhmen: Dua të rinovoj me Barcelonën dhe ta mbyll karrierën këtu

Raphinha vendos për të ardhmen: Dua të rinovoj me Barcelonën dhe ta mbyll karrierën këtu

16:57, 18/09/2026

Raphinha e ka bërë të qartë se e ardhmja e tij është te Barcelona. Sulmuesi brazilian ka zbuluar se synon të zgjasë kontratën me klubin katalanas dhe dëshiron që karriera e tij të përfundojë në “Spotify Camp Nou”.

29-vjeçari rinovoi kontratën me Barcelonën në maj të vitit të kaluar, duke u lidhur me klubin deri në qershor të vitit 2028. Megjithatë, palët kanë nisur tashmë bisedimet për të zgjatur edhe më tej bashkëpunimin.

“Po, mendoj të rinovoj. Kur firmosa kontratën e fundit, e bëra deri në vitin 2028, duke menduar se në atë moment do të isha 30 ose 31 vjeç dhe nuk e dija se në çfarë forme do të isha. Por, duke parë mënyrën se si e kam nisur këtë sezon, mendoj se kam ende disa vite për të dhënë dhe do të isha shumë i lumtur ta zgjasja kontratën”, u shpreh Raphinha për RAC 1.

Braziliani shkoi edhe më tej me dëshirën e tij: “Shpresoj ta përfundoj karrierën këtu, pa pasur nevojë të shkoj diku tjetër”.

Raphinha është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Hansi Flick. Ai ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e Barcelonës këtë sezon dhe trajneri gjerman e ka përdorur edhe në rolin e një numri 9 fals.

Performancat e tij kanë qenë veçanërisht mbresëlënëse në aspektin ofensiv. Raphinha kryeson listën e golashënuesve të LaLiga-s me 9 gola, dy më shumë se Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé. Në Champions League, braziliani ka realizuar gjithashtu dy gola.

Forma e tij aktuale ka forcuar dëshirën e Raphinhës për të vazhduar gjatë në Barcelonë, ndërsa klubi katalanas po punon për të gjetur një marrëveshje të re me një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco