Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Çështja po kalon në duart e drejtësisë ndërkombëtare
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish në lidhje me ...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish në lidhje me ...

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë tha se është i gatshëm të mbledhë fletëvotimet, nëse zgjedhjet parlamentare serbe do të mbaheshin edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë, por për këtë nevojitet miratimi i institucioneve të Kosovës.
Kështu thanë për Radion Evropa e Lirë (REL) nga OSBE-ja, duke theksuar se për kërkesën e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë tashmë janë njoftuar institucionet përkatëse të Kosovës dhe vendimmarrësit dhe se tani po presin përgjigjen e tyre.
“Misioni është i gatshëm ta zbatojë një operacion të tillë, me të njëjtat kushte si në rastet e mëparshme. Kjo nënkupton miratimin e palëve përkatëse dhe sigurimin e kushteve të nevojshme të sigurisë”, thanë nga OSBE-ja.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, më herët i kishte kërkuar OSBE-së që misioni të ofrojë mbështetje në mënyrë që zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Serbisë, që janë caktuar për 25 tetor, të mbahen edhe në Kosovë.
REL-i iu drejtua Qeverisë së Kosovës me pyetjen nëse është në dijeni për këtë kërkesë të Serbisë dhe nëse ajo po shqyrtohet, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më herët kishte kërkuar që për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës të ketë kërkesë të drejtpërdrejtë nga Beogradi zyrtar dhe jo që ndërmjetësuese të jetë OSBE-ja. Serbia e kishte refuzuar këtë, me arsyetimin se në këtë mënyrë do të njihej pavarësia e Kosovës.
Ndërkaq, Kurti në vitin 2022 e kishte ndërprerë praktikën e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, në komunat ku jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb.
Në janar të atij viti, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar edhe një rezolutë me të cilën kundërshtohej mbajtja në Kosovë e votimit për referendumin e Serbisë për ndryshimet kushtetuese.
Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje disa herë Qeverisë së Kosovës që të gjejë mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve serbe.
Në anën tjetër, Kurti ka thënë disa herë se Kosova nuk dëshiron t’ua mohojë të drejtën e votës qytetarëve të Kosovës me shtetësi të dyfishtë, por se nuk mund të veprohet në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.
Në zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Serbisë, në vitin 2023, pjesëtarët e komunitetit serb nga Kosova votuan në qytetet pranë kufirit, në Kurshumli, Rashkë, Tutin dhe Vranjë, pasi Qeveria e Kosovës nuk lejoi hapjen e vendvotimeve në Kosovë.
Zgjedhjet e fundit parlamentare që Serbia i organizoi për komunitetin serb në Kosovë u mbajtën më 21 qershor të vitit 2020.
Këto zgjedhje u mbajtën sipas praktikës së mëparshme, ku fletëvotimet mblidheshin nga misioni i OSBE-së në Kosovë. Fletëvotimet më pas numëroheshin në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete në Serbi që gjenden pranë kufirit me Kosovën./ Rel
Policia ka filluar zhvendosjen e qindra emigrantëve në Ceu...
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic ka reaguar pas një d...
Rusët kanë filluar të votojnë për t’i zgjedhur deputetët e...
Mijëra qytetarë janë mbledhur të premten në kryeqytetin Ko...
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka njoftuar se...
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka bë...
Mbreti Çarls i ka paralajmëruar drejtuesit e inteligjencës...
Një gjykatë mund të përcaktojë se kush është penalisht për...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar një ditë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me udhëh...
“Gjykata supreme” e Metës i ka urdhëruar kompanisë teknolo...
Kryeministri i Suedisë Ulf Kristersson ka dhënë dorëheqjen...
Procesi i apelit mund të sjellë ndryshime në dënimet që Dh...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-pres...
Një pjesë të objektit të Misionit të Bashkimit Europian pë...
Kongresi i Shteteve të Bashkuara e miratoi të mërkurën një...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me u...
Sulmet ajrore ruse në qytetet ukrainase të Kievit dhe Odes...
Për të dytin vit radhazi, qeveria amerikane i ka mohuar Pr...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar masivisht drejtuesi...
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Shk...
Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e radhës të operacio...
Arrestohen në Itali dy shtetas të dënuar/akuzuar për tenta...
Fermerët e fshatit Biranj në Korçë po përballen me pasoja ...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë...
Policia ka filluar zhvendosjen e qindra emigrantëve në Ceu...
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic ka reaguar pas një d...
Rusët kanë filluar të votojnë për t’i zgjedhur deputetët e...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Kalimi nga puna informale në një deklarim të plotë mund të...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë dh...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur G.P.G. COMP...