Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Çështja po kalon në duart e drejtësisë ndërkombëtare
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish në lidhje me ...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish në lidhje me ...

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish në lidhje me Aeroportin e Vlorës, duke thënë se çështja po kalon në duart e drejtësisë ndërkombëtare.
Sipas Pacollit, problemi nuk ka qenë dhe nuk është mosmarrëveshja mes dy ortakëve por një plan i qëllimshëm që kishte për qëllim tjetërsimin e këtij koncesioni.
“Ju kërkoj ndjesë për postimet e shpeshta dhe ndonjëherë të gjata. As unë dhe as MABCO nuk zotërojmë apo kontrollojmë ndonjë televizion ose medium në Shqipëri apo Kosovë. Prandaj, këtë platformë e përdor për t’ju informuar drejtpërdrejt. Shkruaj për ata që dëshirojnë të informohen dhe respektoj zgjedhjen e secilit për të më lexuar ose jo. Ju lutem, mos më gjykoni për këtë.
Çështja e Aeroportit të Vlorës, kundër dëshirës sime, po kalon në duart e drejtësisë ndërkombëtare.
Tani po shifet se problemi nuk ka qenë dhe nuk është mosmarrëveshja në mes dy ortakëve por një plan i qëllimshëm që kishte për qellim TJETERSIMIN e këtij koncesioni, që tani po realizohet.
Për më shumë se një vit kemi kërkuar dialog, zgjidhje dhe drejtësi. Sipas vlerësimit tonë, këto përpjekje nuk kanë marrë përgjigjen e merituar. Përkundrazi, kërkesat tona për drejtësi në Shqipëri, për identifikimin e shkaktarëve dhe për parandalimin e përkeqësimit të situatës, janë lënë në heshtje pa asnjë arsye ligjore. Këto heshtje, vendimet e nxituara dhe te padrejta.
Qëndroj pas shkrimeve të mia dhe mbaj përgjegjësi për korrektësinë e tyre. Ato mbështeten në faktet dhe dokumentet që disponojmë. Qëllimi im ka qenë dhe mbetet të bëj të njohur të vërtetën dhe të mbroj punën, djersën dhe investimin tonë, pa akuzuar padrejtësisht askënd.
Kur të jetë e nevojshme, dhe tani po ndodh kjo, do të jem i detyruar të paraqes në parashtresat tona para drejtësisë ndërkombëtare veprimet konkrete të secilit dhe rolin e tyre, duke ia lënë drejtësisë përcaktimin e përgjegjësive.
MABCO qëndron pas ligjshmërisë dhe transparencës së veprimeve të saj.
Jemi një kompani ndërkombëtare që respekton rregullat. Besimi te faktori njerëzor, por jo te paligjshmëria, si dhe respektimi i plotë i ligjit, veçanërisht në vendet ku veprojmë, përbëjnë shtyllat kryesore të veprimtarisë sonë.
Jemi të gatshëm t’ia nënshtrojmë çdo dokument dhe çdo veprim shqyrtimit të institucioneve kompetente. Ato nuk duhet të konsiderohen si akuza nga ana jonë, por vetëm si paraqitje reale e fakteve.
Kemi bërë çdo përpjekje për ta shmangur arbitrazhin.
Më dhemb mendimi se një kompensim i mundshëm për dëmet, të cilat janë të mëdha, do të rëndonte mbi buxhetin publik dhe, përfundimisht, mbi qytetarët shqiptarë, e fatkeqësisht jo mbi personat që e kanë shkaktuar këtë situatë dhe tani po përfitojnë prej saj.
Pas një jete pune në shumë vende, më dhemb veçanërisht që pikërisht kjo vepër, në vendin tim, me qeverinë time dhe në dëm të qytetarëve të mi, po përballet me atë që unë e konsideroj një padrejtësi të rëndë.
Kërkesa dhe vullneti i ynë mbetez e njëjtë: ta përfundojmë Aeroportin e Vlorës dhe ta vëmë në shërbim të qytetarëve. Për këtë kam investuar, për këtë kam punuar dhe për këtë do të vazhdoj të kërkoj drejtësi”, tha Pacolli./ CNA
Deputeti i PD-së Enno Bozdo ka reaguar për takimin e kryem...
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka komentuar audiopërgjimet e i...
Në një seancë maratonë Kuvendi ka miratuar projektligjin e...
Shqipëria rezulton ndër rastet e veçanta ku shpenzimet për...
Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në masën e sigurisë “arr...
Një vatër zjarri ka rënë sot në malin e Moravës në Korçë. ...
Përveç muzikës dhe serenatave, nata e parë e “Serenights F...
Prokuroria e Posaçme po merr në pyetje drejtoreshën e Thes...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se ka shumë shpresë...
Kreu i PD-së Sali Berisha, i ftuar në emisonin Opinion me ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ç...
Kreu i PD-së Sali Berisha në emisionin Opionin me Blendi F...
Në ditën e 110 të protestës, qytetarët kanë shkuar përpara...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion u p...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisio...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion me ...
Në ditën e 110 të protestës, qytetarët kanë nisur fjalimet...
Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet, pas padisë së bërë ...
Pas nisjes së punimeve të bypass-it të Elbasanit, pritet h...
Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në ...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar masivisht drejtuesi...
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Shk...
Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e radhës të operacio...
Arrestohen në Itali dy shtetas të dënuar/akuzuar për tenta...
Fermerët e fshatit Biranj në Korçë po përballen me pasoja ...
Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një m...
Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kush...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë...
Policia ka filluar zhvendosjen e qindra emigrantëve në Ceu...
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic ka reaguar pas një d...
Rusët kanë filluar të votojnë për t’i zgjedhur deputetët e...
Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati i njohur, Ylljet Aliç...
Korça ka çelur mbrëmjen e së enjtes edicionin e tretë të “...
Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i tretë i “Serenights F...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Kalimi nga puna informale në një deklarim të plotë mund të...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë dh...
Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës...
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur G.P.G. COMP...