Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mickoski nga SHBA: Integrimi në BE duhet të bazohet në reforma dhe meritë, jo në çështje të reja bilaterale

    81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së/ Çfarë kishte deklaruar Simmons për gjyqtarin Charles Smith

    Lady Gaga bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Mickoski nga SHBA: Integrimi në BE duhet të bazohet në reforma dhe meritë, jo në çështje të reja bilaterale
    Lajmet e fundit

    Mickoski nga SHBA: Integrimi në BE duhet të bazohet në reforma dhe meritë, jo në çështje të reja bilaterale

    September 18, 2026

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës në Uashington, ka deklaruar se vendi mbetet i përkushtuar ndaj integrimit në Bashkimin Evropian, por ka kërkuar që procesi të bazohet në reforma dhe merita, dhe jo në hapjen e vazhdueshme të çështjeve të reja bilaterale.

    Duke folur në Këshillin Atlantik, Mickoski u ndal edhe te angazhimet e Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s. Ai tha se qeveria ka një plan të qartë për përmbushjen e këtyre detyrimeve, përfshirë rritjen graduale të fondeve për mbrojtjen, si dhe investimet në infrastrukturën strategjike.

    Sipas tij, në këtë kuadër përfshihen ndërtimi dhe modernizimi i autostradave e hekurudhave, si dhe zhvillimi i sistemeve të transmetimit të energjisë. Një tjetër sfidë që kryeministri veçoi për të ardhmen është siguria kibernetike.

    Mickoski foli gjithashtu për projektet infrastrukturore dhe theksoi rëndësinë e Korridoreve 8 dhe 10 për zhvillimin dhe lidhjen e vendit me rajonin dhe Evropën.

    Sa i përket procesit të anëtarësimit në BE, kryeministri tha se Shkupi do të vazhdojë dialogun me partnerët evropianë dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar se Maqedonia e Veriut nuk do të izolohet dhe as nuk do të tërhiqet nga bisedimet.

    “Mund ta kuptoj rregullin e Bashkimit Evropian, të bazuar në unanimitet, e kuptoj këtë, ky është parim dhe me siguri të gjitha vendet anëtare do ta kenë mesazhin e njëjtë. Por duke pasur parasysh se në të kaluarën ne ndryshuam flamurin, kushtetutën disa herë, emrin kushtetues, dhe çdoherë mesazhet e tilla ishin: shikoni, ju duhet ta bëni këtë dhe kjo është e fundit dhe nuk do të ketë më tjetër para jush, ne kemi dëgjuar, por për fat të keq ne jemi në vendin e njëjtë ku ishim para 26 vitesh”, tha Mickoski.

    Ai tha se qeveria e tij ka paraqitur një propozim për të përmbyllur ndryshimet kushtetuese në Kuvend, por kërkoi garanci se pas kësaj nuk do të ketë kërkesa të tjera gjatë procesit të negociatave.

    “Tani po themi, shikoni, ne kemi propozim dhe çfarë thotë propozimi ynë: t’i mbarojmë ndryshimet tani në Kuvend, por ndryshimet do të efektuohen kur të mbarojmë negociatat dhe kur parlamentet e të gjitha vendeve anëtare ta ratifikojnë protokollin. Kjo është garanci se nuk do të ketë kërkesa shtesë dhe se kjo është e fundit”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

    Mickoski theksoi se qeveria do të vijojë të diskutojë me partnerët ndërkombëtarë për sfidat me të cilat përballet vendi, ndërsa integrimin evropian e konsideroi një proces që duhet të ecë përmes reformave dhe kritereve të përcaktuara.

    bilaterale Mickoski SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mickoski nga SHBA: Integrimi në BE duhet të bazohet në reforma dhe meritë, jo në çështje të reja bilaterale

    September 18, 2026

    81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së/ Çfarë kishte deklaruar Simmons për gjyqtarin Charles Smith

    September 18, 2026

    Lady Gaga bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

    September 18, 2026

    Kaos në Ceuta/ Mijëra emigrantë vërshojnë në rrugë për një vend në kampin e ri

    September 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.