18 Shtator 2026, 17:18
Nga E. D
Kardinali Ernest Simoni dhe pamje nga grabitja
ITALI- Një grabitje spektakolare ka ndodhur në banesën e kardinalit shqiptar Ernest Simoni, në Firences. Sipas mediave italiane, grabitësit kishin shembur një pjesë të murit pranë derës së blinduar dhe më pas e kanë hapur atë me forcë. Ngjarja ka ndodhur në apartamentin që ndodhet në Piazza Duomo, në një banesë të Kurisë, ku 97-vjeçari jeton së bashku me nipin e tij, Tonin Simoni.
Në momentin e grabitjes, askush nuk ndodhej në banesë. Kardinali Ernest Simoni ishte në Londër, ku ndodhej për një takim me Mbretin Charles III, ndërsa nipi i tij dhe bashkëshortja ishin larguar nga shtëpia rreth orës 13:00, por kur u kthyen, ata gjetën banesën të përmbysur. Autorët kishin kontrolluar të gjitha dhomat, duke hapur garderobat, valixhet, sirtarët dhe kasetat në kërkim të sendeve me vlerë.
Një nga elementet që ka tërhequr më shumë vëmendjen e hetuesve është mënyra dhe koha e realizimit të grabitjes. Shembja e murit dhe hapja e derës së blinduar me mjete të forta duhet të kenë shkaktuar zhurmë të konsiderueshme. Megjithatë, deri në momentin e kthimit të familjarëve, askush nuk kishte raportuar se kishte dëgjuar apo parë diçka të dyshimtë.
Madje, sipas raportimeve, as prifti që banon në katin poshtë apartamentit nuk kishte vënë re gjë. Ai dyshon se autorët e kishin studiuar më parë banesën dhe lëvizjet e banorëve. Nga banesa u morën para në dorë, sende floriri, bizhuteri të bashkëshortes së Toninit, medalje dhe një vulë floriri. Mes sendeve të vjedhura ishte edhe leja e qëndrimit e kardinalit Ernest Simoni, e cila mbahej në një sirtar.
Pas denoncimit, në vendngjarje mbërritën karabinierët dhe ekspertët e policisë shkencore, të cilët kryen këqyrjen e apartamentit dhe po kërkojnë gjurmë që mund të çojnë te autorët. Në fokus të hetimit janë edhe kamerat e shumta të sigurisë në Piazza Duomo, një prej zonave më të monitoruara të Firences.
Pas zbulimit të grabitjes, Tonin Simoni telefonoi menjëherë xhaxhain e tij në Londër për ta vënë në dijeni. Megjithatë, reagimi i kardinalit nuk lidhej me paratë apo sendet e tjera të vjedhura. Sipas nipit të tij, pyetja e parë e Ernest Simonit ishte nëse hajdutët kishin prekur statujat fetare që ai mban në dhomën e tij, e cila ngjan me një kapelë të vogël.
Ai pyeti veçanërisht për statujën e Zojës së Medjugorjes dhe atë të Atë Pios. Hetimi për grabitjen vijon, ndërsa autoritetet po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe provat e mbledhura në apartament, për të përcaktuar identitetin e autorëve dhe mënyrën se si kanë arritur të kryejnë grabitjen në një nga zonat më të kontrolluara të Firences./Dosja.al
ernest simoni itali
Aktualitet
18 Shtator 2026, 16:24
E. D
pamjet
DURRËS- Një vatër zjarri ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia. Të favorizu...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 16:26
G.M
Logoja e OSBE-së. Fotografi ilustruese nga arkiv
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Ko...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 16:20
Elton Qyno
SPAK
TIRANË- Përgjegjësja e Thesarit Tiranë, Elmira Elmira Peti, është marrë sot në pyetje nga prokuroria e P...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 15:28
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kundërshtuar formulën e re të pagave t...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 14:50
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Ermal Jauri është emëruar drejtor i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Siguris...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 14:39
E.d
Pamje
ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një një automjet është përplasur me barrierat m...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 14:31
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Ligji që ndryshon mënyrën e përcaktimit të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili u co...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 13:50
E.d
Ergys Agasi
TIRANA- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eno Agsin kushëririn e Ergys Agasit, i cili dyshohet se largoi 950...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 13:43
E.d
Pamje
LIBRAZHD- Një aksident rrugor ka nodhur pak minuta më parë në aksin Elbasan-Librazhd, në zonën e Labinot Fushës, k...
Aktualitet
18 Shtator 2026, 13:18
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 25-vjeçar është dërguar ...