E premte, 18 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tragjike në Itali! Kamioni përplas për vdekje 44-vjeçaren shqiptare, shpëton mrekullisht vajza e mitur

Ilustrim · Vizion Plus

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të premte në San Donà di Piave, pranë Venedikut, në Itali, ku një 44-vjeçare shqiptare ka humbur jetën.

Viktima, Lavdije Istrefi, nënë e tre fëmijëve, u përplas për vdekje nga një kamion që  grumbullonte mbetjet, teksa po shoqëronte vajzën e saj 9-vjeçare për në shkollë.

Ngjarja ndodhi në një kryqëzim pranë rrugës “Via Paolo VI”. Sipas mediave italiane, kamioni ishte duke kryer një kthesë djathtas kur përplasi 44-vjeçaren. Dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka pikasur viktimën për shkak të fushëpamjes së kufizuar nga pasqyrat e automjetit.

Vajza 9-vjeçare kishte kaluar në anën tjetër të rrugës vetëm pak sekonda para përplasjes dhe fatmirësisht nuk pësoi dëmtime fizike. Megjithatë, ajo ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, pasi ishte dëshmitare e aksidentit.

Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, drejtuesit e shkollës ku mëson vajza e viktimës kanë vendosur pezullimin e mësimit për ditën e sotme.

/vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.