Ish-i dërguari i SHBA-së në Kosovë, Christopher Hill, ka komentuar dënimin me 81 vite burg të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë.
Në një intervistë për mediat në Kosovë, Hill foli veçanërisht për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin tha se ishte një komandant i zoti dhe një figurë shumë e pjekur për moshën që kishte.
Hill deklaroi se nuk beson se Thaçi është përfshirë në krime apo vepra të paligjshme. Sipas tij, Thaçi e kishte kuptuar se Kosova duhej të ishte në një pozitë më të mirë dhe për këtë arsye ai e ka vlerësuar gjithmonë figurën e tij. Hill u shpreh gjithashtu se shqiptarët nuk duhet të reagojnë me mllef ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.
Ai apeloi që të shihet përpara dhe të mbahet shpresë te vendimi i Apelit në Hagë. “Duhet të shohim përpara dhe të kemi shpresë se vendimi i Apelit do të jetë në favor të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Hill.
Në shkallën e parë, Hashim Thaçi u dënua me 25 vite burg, Jakup Krasniqi me 25 vite, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite burg, në total 81 vite heqje lirie.
Lini një Përgjigje