Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Kush e bëri pis luftën e UÇK?

111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen!

111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen!

17:37, 18/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vijon sot në Tiranë protesta e 111-të kundër qeverisë, pas protestës së 110-të të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet.

Gjatë protestës së djeshme, qytetarët u mblodhën fillimisht në zonën e sheshit “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Protestuesit përcollën sërish thirrje kundër qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pas përfundimit të tubimit, organizatorët paralajmëruan vijimin e protestave edhe gjatë ditës së sotme.

Por ndryshe nga ditët e tjera, ditën e djeshme protesta nisi që në orën 10 me nisjen e seancës plenare në Kuvend.

Tubimi u shoqërua me tensione, përplasje me policinë dhe disa të ndaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco