E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Politikani i të djathtës esktreme në Francë deklaron se do të garojë në zgjedhjet presidenciale

Ilustrim · Vizion Plus

Eric Zemmour, politikani i së djathtës ekstreme, ka konfirmuar se do të garojë në zgjedhejt presidenciale në Francë.

Zyrtarizimi i kandidtaurës së Zemmour i jep fund spekulimeve se ai mund t’i hapte rrugë partneres së tij, eurodeputetes Sarah Knafo.

Kreu i partisë së djathtë ekstreme Reconquête, Eric Zemmour, i cili në të kaluarën ka mbështetur dëbimin masiv të emigrantëve, shkurtimin e shpenzimeve shtetërore dhe ndalimin e shamisë së kokës për gratë myslimane në hapësirat publike, deklaroi për BFMTV: “Jam kandidat për president të Republikës.”

Popullariteti i tij në Francë arriti kulmin në fillimet e fushatës së tij të parë presidenciale, në vitin 2022. Deklaratat e tij kundër emigracionit dhe promovimi i teorisë konspirative të “zëvendësimit të madh”, sipas së cilës emigrantët po lejohen të hyjnë në vendet perëndimore, përfshirë Francën, për të ndryshuar përbërjen e popullsisë së bardhë, e bënë atë të njohur ndërkombëtarisht.

Në atë periudhë, Zemmour u konsiderua gjithashtu si një sfidë për Marine Le Pen, prej kohësh një nga figurat kryesore të së djathtës ekstreme franceze.

Megjithatë, fushata e tij humbi gradualisht mbështetjen dhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ai mori rreth 7% të votave.

Ndërkohë, partnerja e tij, Sarah Knafo, ka qenë në qendër të spekulimeve për një kandidim të mundshëm presidencial. Edhe pse tentativa e saj për t’u zgjedhur kryetare e bashkisë së Parisit në mars nuk rezultoi e suksesshme, profili i saj politik është rritur.

Në fillim të këtij muaji, Knafo publikoi një libër ku akuzon shtetin për keqmenaxhim të financave publike. Libri u rendit menjëherë ndër më të shiturit në Francë.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.