18 Shtator 2026, 18:07
Nga G.M
Pamje nga sulmet në Ukrainë
UKRAINA- Më shumë se 1 mijë raste të dhunës seksuale janë regjistruar në Ukrainë që nga nisja e pushtimit rus në shkurt 2022, ndërsa shumica dërrmuese e rasteve të dokumentuara i atribuohen forcave dhe autoriteteve ruse.
Sipas të dhënave të reja, janë regjistruar 1,004 raste të dhunës seksuale deri në fund të korrikut. Rreth 89% e tyre i atribuohen palës ruse, ndërsa 11% palës ukrainase. Numri i rasteve të dokumentuara konsiderohet vetëm një pjesë e realitetit, pasi hetuesit kanë pasur qasje të kufizuar në disa zona të prekura nga konflikti.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, abuzimet e raportuara përfshijnë dhunë seksuale, torturë dhe forma të tjera të keqtrajtimit. Shumica e viktimave janë burra, veçanërisht të paraburgosur dhe të burgosur lufte, ndërsa në mesin e viktimave janë edhe gra dhe fëmijë në territoret e pushtuara. Sipas të dhënave të publikuara, viktima më e re e përdhunimit e dokumentuar ishte një vajzë katërvjeçare, ndërsa më e madhja një grua 82-vjeçare. Në të dyja rastet, përgjegjësia i është atribuar autoriteteve ruse.
Rastet e lidhura me palën ukrainase janë kryesisht ndaj të burgosurve rusë të luftës ose shtetasve të vendeve të treta dhe përfshijnë kërcënime për dhunë seksuale, detyrim për tu zhveshur dhe keqtrajtime të tjera. Janë dokumentuar gjithashtu raste sulmi seksual dhe tentativa përdhunimi. Autoritetet ruse dhe ukrainase janë bërë thirrje të hetojnë në mënyrë të menjëhershme, të plotë dhe të paanshme të gjitha akuzat e besueshme për dhunë seksuale dhe të vendosin përgjegjësit para drejtësisë./Dosja.al
ukraine rusi
Bota
18 Shtator 2026, 18:02
G.M
Magdalena Andersson
SUEDI- Kryetarja e Social Demokratëve Magdalena Andersson, është ngarkuar me detyrën për të shqyrtuar for...
Bota
18 Shtator 2026, 17:54
G.M
Yahya Sinwar
PALESTINA- Ish-ministri i Autoritetit Palestinez nga Gaza, Sufian Abu Zaida, ka deklaruar se ishte ai që përcolli te shërbimet...
Bota
18 Shtator 2026, 17:38
G.M
Foto ilustruese
EVROPA- Bashkimi Evropian ka rritur nivelin e gatishmërisë së misionit të tij detar në Detin e Kuq, në pë...
Bota
18 Shtator 2026, 16:37
E. D
pamjet
FILIPINE- Tre persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në...
Bota
18 Shtator 2026, 16:34
G.M
Emmanuel Macron
FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se sulmet hibride të lidhura me Rusinë ndaj vendeve evropiane nu...
Bota
18 Shtator 2026, 16:02
G.M
Emigrantët në Ceuta
SPANJË- Momente tensioni janë shënuar këtë të premte në rrugët e Ceutës, ku...
Bota
18 Shtator 2026, 15:33
G.M
Emmanuel Macron
FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Franca do të thërrasë një samit të G7 të fokusuar te &...
Bota
18 Shtator 2026, 15:31
G.M
Pamje nga lart e funeralit të mbajtur për nxënësit e vrarë gjatë sulmeve në Minab më 28 shkurt.
Shtëpia e Bard...
Bota
18 Shtator 2026, 15:15
G.M
Michael Martin dhe Andy Burnham
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Andy Burnham dhe homologu i tij irlandez Michael Martin kanë riafirmuar angazh...
Bota
18 Shtator 2026, 14:23
I.A
Milojko Spajic
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic, ka prezantuar modelin e ri qeveritar për rritjen e pagave, të quajtur ...