Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Greqi/ Foshnja 5-muajshe dërgohet pa ndjenja në spital dhe ndërron jetë, arrestohen prindërit shqiptarë

    Grabitet apartamenti i kardinalit Ernest Simoni në Firence, i vjedhin edhe lejen e qëndrimit dhe sende 30 mijë €

    Sondazhi i ri në Izrael/ Eisenkot kalon Netanyahu-n, 48% e preferojnë si kryeministër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Greqi/ Foshnja 5-muajshe dërgohet pa ndjenja në spital dhe ndërron jetë, arrestohen prindërit shqiptarë
    Aktualitet

    Greqi/ Foshnja 5-muajshe dërgohet pa ndjenja në spital dhe ndërron jetë, arrestohen prindërit shqiptarë

    September 18, 2026

    Një foshnjë 5-muajshe ka ndërruar jetë në Greqi, pasi u dërgua në një qendër shëndetësore pa ndjenja, e mavijosur dhe pa shenja frymëmarrjeje. Për ngjarjen janë arrestuar dy prindërit shqiptarë të fëmijës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes.

    Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në ishullin e Parosit. Foshnja u dërgua në qendrën shëndetësore në gjendje të rëndë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, u shpall e vdekur.

    Nëna 37-vjeçare dhe babai 43-vjeçar janë arrestuar nga autoritetet dhe janë dërguar në Stacionin e Policisë së Parosit. Ndaj rastit është ngritur një çështje penale, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

    Sipas informacioneve paraprake, familja, e cila ka edhe tre fëmijë të tjerë më të mëdhenj, kishte shkuar në det në orët e para të mëngjesit. Më pas ata ishin kthyer në banesë rreth mesditës, ndërsa foshnja humbi jetën pasditen e së njëjtës ditë.

    Autoritetet po shqyrtojnë edhe mundësinë që foshnja të ketë pësuar goditje nga nxehtësia, por kjo mbetet një pistë hetimore dhe nuk është konfirmuar si shkak i vdekjes.

    Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të japë të dhëna më të qarta mbi rrethanat dhe shkakun e vdekjes së foshnjës, ndërsa hetimet për përgjegjësinë e mundshme të prindërve vijojnë.

    foshnja greqi jetë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Greqi/ Foshnja 5-muajshe dërgohet pa ndjenja në spital dhe ndërron jetë, arrestohen prindërit shqiptarë

    September 18, 2026

    Grabitet apartamenti i kardinalit Ernest Simoni në Firence, i vjedhin edhe lejen e qëndrimit dhe sende 30 mijë €

    September 18, 2026

    Sondazhi i ri në Izrael/ Eisenkot kalon Netanyahu-n, 48% e preferojnë si kryeministër

    September 18, 2026

    Von der Leyen shmang Serbinë dhe Bosnjën në turin e radhës në Ballkan, vizitat do të zhvillohen më vonë

    September 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.