Pavarësisht moshës, Ronaldo ftohet nga Portugalia! Jorge Jesus zbulon arsyen

18 Shtator 2026 | 18:40

Sulmuesi i Al Nassr vazhdon të jetë pjesë e planeve të përfaqësueses portugeze, pavarësisht raportimeve se po e konsideronte pensionimin pas Kupës së Botës. Cristiano Ronaldo është ftuar sërish nga Kombëtarja e Portugalisë për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Trajneri i Portugalisë, Jorge Jesus, ka zbardhur arsyet që qëndrojnë pas thirrjes së Ronaldos, duke theksuar se superylli portugez është përzgjedhur mbi bazën e paraqitjeve të tij aktuale dhe jo për shkak të së shkuarës së tij.

Pavarësisht se ka mbushur 41 vjeç dhe ka një vitrinë të tejmbushur me trofe e rekorde, Ronaldo vijon të jetë pjesë e skuadrës kombëtare. Jesus u shpreh se e kaluara e një futbollisti nuk luan asnjë rol në vendimet e tij, duke e trajtuar Ronaldon si çdo lojtar tjetër të ekipit.

“Për mua vlen vetëm çfarë tregojnë lojtarët në fushë sot. Historia nuk ka peshë. Cristiano është një futbollist si gjithë të tjerët. Ai do ta veshë fanellën e Portugalisë vetëm nëse po kalon një moment të shkëlqyer. Nëse niveli i tij nuk do të ishte ky, nuk do të ishte në skuadër”, deklaroi Jesus.

Megjithatë, tekniku pranoi se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka një pozitë unike, por këmbënguli se kjo nuk ka ndikuar në vendimin për ta ftuar.

“Sigurisht që ai ka një status të veçantë për shkak të të pesë Topave të Artë, por kjo nuk ndikon fare në zgjedhjen time. Megjithatë, ndaj tij ushqej një respekt të thellë”, shtoi ai.

Edhe nën drejtimin e Jorge Jesusit, Ronaldo mbetet një figurë kyçe dhe lojtari më me eksperiencë i përfaqësueses portugeze.

Federata Portugeze e Futbollit ka publikuar listën e plotë të lojtarëve të ftuar, ku është edhe Ronaldo, i cili vazhdon të jetë një prej emrave kryesorë të Portugalisë.

Ronaldo pritet të jetë sërish në qendër të vëmendjes gjatë sfidave të radhës. Në grupin e saj në Ligën e Kombeve, Portugalia ndodhet me Uellsin, Norvegjinë dhe Danimarkën.

Përfaqësuesja portugeze synon rezultate pozitive në këto përballje, ndërsa prania e Ronaldos i shton edhe më shumë interes ndeshjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Itali, kamioni i plehrave përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare

Një 42-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi u përplas nga një kamion plehrash në San Dona di Piave, pranë Venedikut, në Itali. Aksidenti ndodhi pak...
17:43 | 18/09/2026

Djali i Hashim Thaçit i bashkohet protestës: Populli është me UÇK-në, besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është bashkuar protestës së qytetarëve në Prishtinë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë...
23:35 | 17/09/2026

Karamuço: Spiunë të BIA-s serbe janë bërë dëshmitarë në Hagë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço komentoi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë...
22:29 | 17/09/2026