• Kontakt
Friday, September 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U kap me mbi 27 mijë paund dhe drogë, dënohet me 3 vite burg shqiptari në Britani

18:49 : 18/09/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Një 34-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vjet burg në Britani, pasi policia gjeti mbi 27 mijë paund cash të fshehura në banesën e tij, ndërsa hetimi zbuloi se merrej me shitjen e kokainës dhe kanabisit.

Santiago Sadiku, banues në Vauxhall Road, Gloucester, u paraqit më 10 shtator në Gjykatën e Kurorës në Gloucester, ku u deklarua fajtor për përfshirje në furnizimin me kokainë dhe kanabis, si dhe për posedim të pasurisë kriminale në shumën prej £27,036.85.

Hetimi nisi pas një operacioni policor më 10 gusht në zonën Barton të Gloucesterit. Në kontrollin e banesës morën pjesë efektivë të ekipit të mbështetjes së lagjes, njësia e qenve dhe ajo e dronëve, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan drogë dhe para cash.

Santiago Sadiku

Policia sekuestroi edhe telefonin e Sadikut. Ekspertiza e mesazheve në WhatsApp zbuloi komunikime që, sipas autoriteteve, dëshmonin se ai shiste kokainë dhe kanabis.

Një pjesë e parave ishte fshehur në papafingon e banesës, brenda një çante të verdhë të JD Sports, ku u gjetën rreth £20 mijë në kartëmonedha. Në dhomën e gjumit u gjet një tjetër çantë me rreth £4,500 në paund britanikë dhe £20 në monedhë skoceze, ndërsa në një shishe plastike kishte edhe monedha me vlerë rreth £2,100.

Lexo edhe:

Tentativë vrasjeje, drogë dhe municion luftarak, arrestohen në Itali dy shqiptarë/ Emrat

Me 200 km/orë për të dërguar 50 mln € drogë/ Si u zbulua banda shqiptare në Spanjë

Sipas policisë, gjetja e shumës së konsiderueshme të parave, së bashku me komunikimet në telefon dhe drogën e sekuestruar, përforcoi provat se 34-vjeçari ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Pas deklarimit fajtor për akuzat, Sadiku u dënua me 3 vite burg.

Një zëdhënës i policisë së Gloucester dhe Forest tha se dënimi do të thotë që Sadiku nuk do të jetë më në gjendje të ndikojë në komunitetin lokal përmes aktivitetit të tij në shpërndarjen e drogës, duke shtuar se autoritetet do të vijojnë përpjekjet për të goditur personat e përfshirë në këtë veprimtari në Gloucestershire.

Etiketa: Britanidrogeshqiptar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentativë vrasjeje, drogë dhe municion luftarak, arrestohen në Itali dy shqiptarë/ Emrat

11:44 : 18/09/2026
AKTUALITET

Me 200 km/orë për të dërguar 50 mln € drogë/ Si u zbulua banda shqiptare në Spanjë

21:30 : 17/09/2026
AKTUALITET

Tiranë/ Zbulohet një lokal i përshtatur për shitje droge dhe lojëra fati, arrestohet pronari

14:32 : 16/09/2026
AKTUALITET

Sekuestrohen 20 kg drogë në Austri, dy të arrestuar, mes tyre një shqiptar

20:04 : 15/09/2026
AKTUALITET

Strategjia e re amerikane për Ballkanin: Shqipëria përballë sfidës së karteleve dhe krimit të organizuar

15:03 : 15/09/2026
AKTUALITET

Arrestohet në Spanjë 64-vjeçari shqiptar me 46 precedentë penal

13:12 : 15/09/2026

TË GJITHA

U kap me mbi 27 mijë paund dhe drogë, dënohet me 3 vite burg shqiptari në Britani

18:49 : 18/09/2026

Detaje tronditëse nga çifti që mbajti foshnjën e pajetë për 4 vite në frigorifer

18:41 : 18/09/2026

Grenlanda dhe Antarktida kanë humbur 12.5 trilionë tonë akull që nga viti 1979

18:27 : 18/09/2026

Video/ Përleshje e dhunshme në fluturimin nga Bangladeshi për në Londër

18:24 : 18/09/2026

Skrapar/ Foshnja dëmton dorën me grirëse mishi, niset me helikopter drejt Tiranës

18:15 : 18/09/2026

Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-të?

18:11 : 18/09/2026

Shenjat e horoskopit që janë të tmerrshme në marrëdhënie dhe pse

18:02 : 18/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com