
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka thyer këmbën gjatë një ndeshjeje futbolli, në ambientet e ajrimit të paraburgimit të Durrësit, ku ai ndodhet.
Kjo është arsyeja pse ai la për disa orë qelinë për tju drejtuar spitalit privat Salus në Tiranë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth dy javë më parë dhe Veliaj ka shkuar edhe në një spital privat në Tiranë për të bërë grafinë dhe për të futur këmbën në allçi./Versus.al


