LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali në tenderin e KQZ: Si ndërhyri Sekretarja në sistem për favorizuar kompaninë e vëllain e Ferit Hoxhës që hetohet në dosjen e AKSHI-t

Ajo që në letër duhej të ishte një procedurë rutinë me fond limit prej 43 milionë lekësh, ka marrë përmasat e një prapaskene të mirëmenduar, ku kufijtë mes ligjit, procedurës dhe ndërhyrjeve arbitrare janë fshirë plotësisht.

18 Shtator 2026, 18:42 Nga Desada Metaj

Skandali në tenderin e KQZ: Si ndërhyri Sekretarja në sistem

TIRANË- Tenderi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mirëmbajtjen e sistemeve teknologjike po shndërrohet në një nga skandalet më domethënëse të administrimit të parave publike. Ajo që në letër duhej të ishte një procedurë rutinë me fond limit prej 43 milionë lekësh, ka marrë përmasat e një prapaskene të mirëmenduar, ku kufijtë mes ligjit, procedurës dhe ndërhyrjeve arbitrare janë fshirë plotësisht.

Skandali në tenderin e KQZ: Si ndërhyri Sekretarja në sistem

Në qendër të kësaj historie nuk është më thjesht skualifikimi i rivalëve, por një pyetje mjaft më e rëndë, kush futi duart në sistemin elektronik të prokurimeve?

Gjurmët digjitale të zbulura nga Komisioni i Prokurimit Publik nuk lënë hapësirë për alibi. Ato çojnë te emri i Jona Josifit, në atë kohë Sekretare e Përgjithshme e komanduar e KQZ-së, një zyrtare që ligjërisht nuk kishte asnjë tagër apo lidhje me Komisionin e Vlerësimit të Ofertave që përzgjodhi fituesin.

Skandali në tenderin e KQZ: Si ndërhyri Sekretarja në sistem

Gara në tender fliste qartë. Kompania “EVOLVE WEB STUDIO” garoi me 33 milionë lekë, ndërsa “INSTANT.AL” me 33.7 milionë lekë. Në krahun tjetër, bashkimi i operatorëve “INTELISOFT & WOW DIGITAL” paraqiti ofertën më të shtrenjtë me 40.8 milionë lekë.

Skandali në tenderin e KQZ: Si ndërhyri Sekretarja në sistem

Megjithatë, përfundimi sfidoi çdo logjikë ekonomike. Oferta më e kripur doli fituese, falë një operacioni të çuditshëm pikëzimi në kriteret teknike.

Ndërsa komisioni zyrtar përbëhej nga tre anëtarë të caktuar që përbëhej nga Daniela Alimemeti, Redion Lila dhe Fatjona Sulaj, KPP thotë se në sistemin elektronik shfaqet papritur përdoruesi “Jonakqz Josifi”. Pikërisht gjatë fazës së rivlerësimit, në mënyrë të rrufereshë, dy operatorët me çmimet më të lira u shënuan me 0 pikë në të pesë kriteret teknike. Përkundrejt tyre, kompanisë me ofertën më të shtrenjtë iu falën pikët maksimale. Pra një skandal në dritë të diellit, zero në njërin krah, maksimumi në krahun tjetër.

Prapa emrit të përfituesit të këtij operacioni qëndron biznesmeni Gëzim Hoxha përmes kompanisë “INTELISOFT”. Hoxha është vëllai i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, si dhe pronar i kompanisë “FIRST”, e cila përmendet në shumë fashikuj të dosjes së AKSHI-t si një nga përfitueset kryesore të tenderëve publikë.

Skandali në tenderin e KQZ: Si ndërhyri Sekretarja në sistem

Të dhënat e hetimit zbulojnë se ai ka përfituar dhjetëra miliona euro nga arka e shtetit, ku vetëm në një rast ka deklaruar përfitimin e rreth 60 milionë eurove nga AKSHI, para që më pas janë transferuar te subjekte të lidhura, përfshirë bashkëpunëtorë si Ermal Beqiri.

Emri i Gëzim Hoxhës shfaqet po ashtu në aferën e “Durana Tech Park”, ku një grup kompanish të lidhura dyshohet se ndërtuan një skemë për transferimin e aktivitetit në parqe teknologjike me qëllim shmangien e taksave përmes subjekteve të reja, por me të njëjtët përfitues realë.

Skandali në tenderin e KQZ: Si ndërhyri Sekretarja në sistem

Kështu, skema merr formë të plotë, një zyrtare e lartë jashtë komisionit hyn në mënyrë të paligjshme në sistem, asgjëson rivalët me zero pikë dhe ngre në majë kompaninë me çmimin më të lartë, të lidhur me emrat më të përfolur të tenderëve të teknologjisë.

Reagimi i operatorëve të dëmtuar e çoi çështjen në KPP, i cili e rrëzoi si të paligjshëm klasifikimin e KQZ-së. Por në vend që të reflektonte, KQZ ndërmori një betejë për të mbrojtur këtë rezultat, duke u arsyetuar se gjithçka ishte e automatizuar nga sistemi. KPP sërish e refuzoi sërish këtë pretendim, duke e detyruar institucionin e zgjedhjeve të kthehet prapa.

Mbrojtja e KQZ-së mori nuanca edhe më agresive kur nisi paralelisht kërkesa për penalizimin e operatorit “INSTANT.AL”, me pretendimin se kishte paraqitur dokumente të rreme. Mirëpo, Agjencia e Prokurimit Publik nuk e ka gëlltitur këtë version, duke bllokuar goditjen dhe duke kërkuar verifikime zyrtare direkte në burim.

Kjo ngjarje nxjerr në dritë një paradoks të rëndë. KQZ, institucioni që ka për detyrë të garantojë besueshmërinë, ndershmërinë dhe votën e lirë të qytetarëve, kapet në flagrancë duke lejuar kapërcimin e ligjit në administrimin e parave publike.

Në këtë histori, po aq përgjegjësi kanë edhe drejtuesit e KQZ-së, përfshirë kryekomisionerin Ilirjan Celibashi. Kur Sekretarja e Përgjithshme futet pa mandat në sistemin e prokurimit dhe dikton fituesin, kjo nuk është më një rrjedhje teknike, me të cilën mund të kalosh radhën. Është një shkelje e rëndë ligjore që kërkon llogaridhënie të menjëhershme se kush e autorizoi ndërhyrjen e saj dhe në emër të cilit interes u orientuan pikët.

Historia bëhet edhe më shqetësuese kur në fund të kësaj procedure shfaqen emra dhe kompani të përmendura edhe në skandalin e AKSHI-t i cili është nën hetim nga SPAK./VNA

tenderi i komisionit qendror të zgjedhjeve


Sondazh

Poll

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

PD kërkoi heqjen nga Rendi pagën e magjistratëve, Balla: Sot i mbroni, dje i shanit dhe fyenit!

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Peleshi: Një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën...

Me cigare në dorë/ Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK