LIVE UPDATES
Aktualitet

Tender me klientët e AKSHI-t, KQZ dyshohet se skualifikoi një kompani me shkak të sajuar, APP i bllokon procedurën dhe i kërkon prova zyrtare

Përmes shkresës zyrtare të Drejtorisë Juridike të APP-së siguruar nga VNA, kërkohet llogari sepse pretendimet e KQZ-së se operatori ekonomik "Instant.Al" Shpk ka dorëzuar "të dhëna të rreme" nuk përputhen me verifikimet reale faktike.

18 Shtator 2026, 18:46 Nga Desada Metaj

Tender me klientët e AKSHI-t, KQZ dyshohet se skualifikoi një kompani
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ndodhet në qendër të dyshimeve për manipulim të garave publike, pasi Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka goditur vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) për tenderin me objekt "Mirëmbajtja e moduleve ekzistuese të KQZ-së".

Përmes shkresës zyrtare të Drejtorisë Juridike të APP-së siguruar nga VNA, kërkohet llogari sepse pretendimet e KQZ-së se operatori ekonomik "Instant.Al" Shpk ka dorëzuar "të dhëna të rreme" nuk përputhen me verifikimet reale faktike.

Sipas shkresës, KQZ e pati skualifikuar kompaninë "Instant.Al" Shpk duke pretenduar se dokumentacioni (diplomat dhe certifikatat) e dorëzuara në emër të ekspertit Z. Granit Gjana mbanin të dhëna të rreme. Mbi këtë bazë, KQZ i ishte drejtuar APP-së për nisjen e procedimit administrativ për përjashtimin e kësaj shoqërie nga e drejta për të fituar kontrata publike.
Megjithatë, APP i ka demaskuar këto pretendime pas verifikimit të drejtpërdrejtë:

"Nga verifikimet e kryera nga APP, sa i takon çertifikatave dhe Diplomës së paraqitur nga operatori ekonomik 'Instant.Al' Shpk... si dhe skanimit të kodit QR që përmbanin këto dokumenta, rezultonin në emër të Z. Granit Gjana".

Pasi KQZ pretendoi se vlerësimi i saj mbështetej në gjendjen faktike të verifikuar gjatë shqyrtimit, APP i ka kujtuar normat ligjore dhe i ka vendosur kushte të rrepta:

"Çdo kërkesë e paraqitur në APP nga të tretët duhet të shoqërohet me dokumentacionin provues. Kur dokumentacioni i paraqitur sipas kësaj pike nuk është i plotë, APP e kthen për plotësim...".

Procedura ngel e hapur dhe vendimi për përjashtimin e kompanisë nuk është miratuar nga APP.
APP e ka refuzuar kërkesën aktuale të KQZ-së për penalizimin e operatorit dhe i ka lënë detyrë institucionit kontraktor që:

Të kryejë verifikime të mirëfillta zyrtare e të provueshme pranë vetë kompanisë lëshuese "Alison" për të vërtetuar nëse certifikatat e diplomave janë lëshuar apo jo prej saj.

Vetëm nëse nga ky verifikim zyrtar rezulton mashtrim, KQZ duhet t'i përcjellë provat brenda 3 ditëve pranë APP-së, të përkthyera, të notarizuara dhe të njehsuara me vulë të njomë.

Nëse KQZ nuk i sjell këto prova zyrtare, kërkesa e saj për penalizimin e kompanisë do të konsiderohet përfundimisht e paparaqitur.

Vlera e tenderit: Fondi limit i kësaj procedure është 42,972,173 lekë pa TVSH (rreth 466,000 euro).

Pjesëmarrësit në garë: Në këtë tender kanë aplikuar 4 operatorë ekonomikë:

"Instant.Al" Shpk (I skualifikuar nga KQZ).

Kompani të tjera bashkëpunuese në fushën e teknologjisë (si "Intelisoft" etj.)

*Kush është "Instant.Al" Shpk?*
Sipas regjistrit tregtar (QKB), shoqëria "Instant.Al" Shpk ka si pronare dhe administratore Emerlinda Gjana. Personi për të cilin u ngritën pretendimet për certifikatat, Z. Granit Gjana, figuron si ekspert / Zyrtar i Mbrojtjes së Të Dhënave pranë kësaj shoqërie.

Pas skualifikimit të ofertës më të ulët nga "Instant.Al" Shpk, kualifikimi dhe shpallja e fituesit anoi drejt shoqërisë "FIRST" Shpk.Pronari përfundimtar / Kontrolluesi i "FIRST" Shpk: Shoqëria zotërohet nga biznesmeni Gëzim Hoxha (i cili rezulton të jetë edhe vëllai i ish-diplomatit / zyrtarit të lartë Ferit Hoxha). Emri i tij dhe kompanitë e ndërlidhura me të kanë qenë në fokusin e mediave investigative dhe të verifikimeve mbi kontrata publike në fushën e IT-së, sidomos për tenderat e AKSHI-t dhe rolin e Gys Agasit./VNA

Tender me klientët e AKSHI-t, KQZ dyshohet se skualifikoi një kompaniTender me klientët e AKSHI-t, KQZ dyshohet se skualifikoi një kompani

akshi kqz


Sondazh

Poll

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

PD kërkoi heqjen nga Rendi pagën e magjistratëve, Balla: Sot i mbroni, dje i shanit dhe fyenit!

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Peleshi: Një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën...

Me cigare në dorë/ Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK