Kylian Mbappe ka vendosur që të shkëpusë përfundimisht bashkëpunimin me Nike, për të nisur një të re me markën prestigjoze “On”. Vendimin, sulmuesi i Real Madrid e ka ndarë me ndjekësit në profilin e tij në rrjetet sociale duke ndarë edhe arsyet e kësaj zgjedhje
“Ndoshta mund t’iu ketë ardhur si surprizë nga dikush që e luan këtë sport për të jetuar, por është e vërtetë. E kam ëndërruar prej një kohe të gjatë. Sërish, më ka udhëhequr drejt një ndryshimi shumë të madh në jetën time”, ishin fjalët e Mbappe-s, i cili ndihet më i entuziasmuar se kurrë me partneritetin e kësaj marke.
Kështu, Kylian Mbappe i bashkohet një tjetër ish-futbollisti, më saktësisht patriotit të tij, legjendës franceze, Thierry Henry. Më saktësisht ka qenë ky i fundit që e ka bindur sulmuesin e madrilenëve, ndaj dhe ky bashkëpunim, përtej sferës profesionale si imazh, pritet t’u sjellë edhe fitime kolosale në aspektet personale.
View this post on Instagram
